Art&Argëtim

Virusi vritet kështu! Këshillat efektive që duhet të keni parasysh në mënyrë që të shmangni koronavirusin në ambientet

27 Gusht 2020, 15:28 Nga DOSJA
Virusi vritet kështu! Këshillat efektive që duhet të keni

TIRANE– Shkencëtarët dhe inxhinierët janë shprehur se ventilimi është shumë i rëndësishëm për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Për të mundur koronavirusin duhet menduar ajri që thithim ndaj ventilimi duket se është çelësi kundër infeksionit.

Specialistët shprehen se nëse ajri që thithni është i rëndë duhet të largoheni pasi diccka nuk shkon me ventilimin. Kjo do të thotë që nuk po futet mjaftueshëm ajër i pastër, gjë që rrit shanset për t’u infektuar nga koronavirusi.

Hulumtimet e fundit tregojnë se në hapësirat e mbyllura mund të ketë “transmetim ajror” të virusit, me grimca të vogla virusi që qarkullojnë në ajër.

Kështu që, nëse shikoni se një ambient është i tillë, duhet të largoheni.

Ajri i kondicionuar duhet të jetë se s’bën në ditët e nxehta, por duhet parë dhe lloji i tyre. Më i përdoruri është kondicioneri i ndarë i cili tërheq ajrin nga dhoma, e pastaj e fryn përsëri.

Duke pasur parasysh rrezikun e infeksionit të koronavirusit, këshillat profesionale janë të ajrosen në maksimum ambientet e mbyllura. Me fjalë të tjera, shikoni për dritare.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete covid keshilla covid keshilla

Sondazh

Poll