Art&Argëtim

“Kanë lidhje me mafian”, Rita, Bebe, Dua dhe Ava Max akuzohen se nuk e meritojnë suksesin që kanë arritur,këngëtarja i

27 Gusht 2020, 16:36 Nga DOSJA
“Kanë lidhje me mafian”, Rita, Bebe, Dua dhe Ava Max akuzohen

SHBA– Një person është shprehur se këngëtaret shqiptare janë bërë të famshme falë mafias dhe kjo ka bërë që të shkaktojë reagim nga Bebe Rexha.

Një përdoruese e Twitter-it ka shkruar se këngëtaret shqiptare janë bërë të suksesshme falë kontaktit me mafian:

Ju mund të keni vënë re një ‘shpërthim’ të pazakontë dhe të papritur të yjeve të popit shqiptar që kanë arritur të pozicionohen në Top 40 në SHBA dhe BE. Këta artistë përfshijnë Dua Lipën, Bebe Rexhën, Ava Max dhe Rita Orën, shuma të mëdha parash që kjo të ndodhë. Pse? Rritja e papritur e yjeve të muzikës pop dhe lidhja e tyre me mafian shqiptare”- shkroi ajo, akuzë së cilës Bebe Rexha iu përgjigj menjëherë.

The sudden surge of Albanian pop stars and their connection to the Albanian mafia

***A Twitter Thread*** pic.twitter.com/5lBktn0gWs

— Bethany Joan (@mamabethanyjoan) July 20, 2020

Më tej ajo ironizon duke shkruar se kush e ka numrin e mafias duhet t’ia dërgojë pasi së shpejti do publikojë një këngë e mund ta promovojë atë.

Sinqerisht kjo është aq budallallëk. Po ashtu nëse e gjeni “numrin e mafias” që thoni se na bëri të famshëm a do të ma dërgoni edhe mua? Unë kam një këngë të re solo që do të dalë së shpejti. Ndoshta ata mund të ndihmojnë dhe “të më blejnë një hit” siç pretendon ti. Mos e anashkalo faktin që femrat shqiptare kanë punuar shumë për këtë.”- u përgjigj Bebe Rexha.

Honestly this is so dumb. Also if you got the “mafia number” that you say made us famous will you send it to me? I have a new single coming out soon. Maybe they can help out and “buy me a hit” like you claim. Lol. Don’t take away what Albanian FEMALES have worked hard for. https://t.co/CLzvMqFHZA

— Bebe Rexha (@BebeRexha) August 26, 2020

Vitet e fundit në muzikë po përfaqësohemi denjësisht në tregun ndërkombëtar dhe disa nga këngëtaret që na kanë bërë pafund krenarë me sukseset e tyre janë: Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max, Rita Ora.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bebe rexha kengetare shqiptare mafia bebe rexha kengetare shqiptare mafia

Sondazh

Poll