Art&Argëtim

BBC “reformon” veten, hiqen termat ‘televizion’ dhe ‘radio’ për të kapur sa më shumë aud

25 Gusht 2020, 10:36 Nga DOSJA
BBC “reformon” veten, hiqen termat ‘televizion’ dhe

ANGLI- BBC,  ka vendosur të ndyshojë termin “televizion” dhe “radio” duke e zëvendësuar atë me termin “audio”, për të qenë më afër audiencës në moshë të re.

Drejtuesit kanë hartuar një plan për t’u ardhur më afër audiencës rreth moshës 18-34 vjeç, të cilët preferojnë programe siç është Netflix.

Gjithashtu, drejtuesit e BBC, dëshirojnë që në të ardhmen, të mos përdoret më termi   “televizioni BBC”, por ” Ekrani BBC”, veprim ky, i cili do kushtojë mbi 1 milion paund.

Graham Ellis, i cili mban titullin “kontrollues i radios”, e ka ndyshuar titullin e tij në ” kontrollues i audios”. Gjithashtu është krijuar një faqe në internet që mban titullin ” BBC audio”

Shefi i BBC, News Fran Unsworth gjithashtu la të kuptohet, një javë më parë, për ndryshimet që do të ndodhin, duke thënë se numri i programeve tradicionale të TV do të reduktohet në të ardhmen pasi më shumë njerëzit i shikojnë lajmet në internet dhe në telefon.

Sipas “The Sun”, Drejtuesit e BBC-së janë të dëshpëruar, pasi mendojnë se ky vendim mund të largojë audiencën e vjetër, por shefat duket se janë më të përqëndruar në ndjekjen e të rinjve sesa në atë që duhet.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

televizion televizion bbc fran unsworth bbc fran unsworth

Sondazh

Poll