Kërcënoi gruan se do ndaheshin, vjehrri e fton për kafe dhe bën për spital, gënjeu mjekët se ishte rrëzuar por…
Divorcet jo përherë mbyllen me mirëkuptim. Aq më tepër kur partnerët nuk e kanë vendosur ende se si do veprojnë dhe ndërkohë jetojnë mes grindjeve dhe sherreve. Por kjo nuk është më e keqja që mund të ndodhë. Gjendja mund të agravohet aq shumë, sa njëri nga partnerët mund të përfundojë edhe në garazhin e makinës si një formë për t’i bërë apel për reflektim. Saktësisht kjo e fundit i ka ndodhur një 48-vjeçari nga Puka me inicialet P. H, i cili pretendon se u rrëmbye nga vjehrri dhe kunetërit, pasi ata ishin nevrikosur nga sjelljet e dhëndrit të shtëpisë.
Ditën që i ndodhi “rrëmbimi” disaminutësh ai kishte dalë plot mëri ndaj bashkëshortes, dhe i ati dhe i vëllai i saj u shfaqën pranë punës së 48-vjeçarit aq me mirësjellje sa ai nuk e refuzoi dot ftesën për një kafe. Më vonë i gjakosur dhe plot me shenja dhune në fytyrë burri u paraqit në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Fillimisht burimet e gazetës Si pranë spitalit treguan se pacienti kishte pretenduar që ishte rrëzuar pa dashje në lagjen ku ai banon në afërsi të Shkozës. Por mjekët janë shfaqur mosbesues dhe menjëherë kanë njoftuar policinë që sapo ka mbërritur ka nisur nga pyetjet, se ku konkretisht ai e kishte pësuar aksidentin, nëse ishte i shoqëruar me ndokënd apo nëse kishte dëshmitarë? Me kaq shumë pyetje 48-vjeçari është dorëzuar dhe ka treguar se çfarë lloj “aksidenti” kishte pësuar.
Isha në punë, kur në mesditë aty ia behën vjehrri im dhe kunati, vëllai i bashkëshortes. Vjehrri më ftoi për kafe. Lashë menjëherë punën dhe hipa në makinën e tyre pasi aty afër ku punoj nuk ka asnjë bar – rrëfen në polici dhëndri i rrahur.
Por automjeti në vend që të parkonte pranë ndonjë lokali, ka devijuar duke dalë nga kryeqyteti. Sipas burimeve të policisë për gazetën Si, sapo vjehrri dhe kunati kanë pikasur një zonë të papopulluar, kanë zbritur nga makina.
“Zbrita. Por filluan të më dhunojnë fizikisht. Pa më thënë asgjë më godisnin në fytyrë, dhe në pjesë të ndryshme të trupit me një shkop dhe një levë. Nuk më treguan asgjë se përse po më rrihnin”, shpjegon më tej i dëmtuari.
Por 48-vjeçari pas rrahjes duket se ka reflektuar e ndonëse asnjëri nga të afërmit e të shoqes nuk i ka thënë një fjalë pas goditjeve, ai ka vrarë mendjen dhe e ka kuptuar.
“Shkaku i konfliktit është për problemet që kam me bashkëshorten. Kam dashur të divorcohem disa herë nga gruaja, e cila është vajza e M. dhe motra e L.
Policia shpjegon në procesverbal se vjehrri i moshës 65 vjeç dhe i biri 35 vjeç u shpallën në kërkim për plagosje të rëndë me dashje dhe për heqje të paligjshme të lirisë për sa kohë, ftesa e kafes rezultoi që ishte një justifikim për ta rrëmbyer pak kohë. Sipas burimeve të gazetës Si pranë Mjekësisë Ligjore, institute IML bashkëngjiti një kopje të ekspertizës mjeko-ligjore në të cilën përshkruhen plagët e 48-vjeçarit. Por siç shtojnë burimet, pas leksionit burri ka kërkuar të kthehet në shtëpi te gruaja, e cila nga ana e saj nuk dinte asgjë se çfarë kishte ndodhur, pasi ishte ankuar në telefon tek e ëma për sherret e shtëpisë.
Marrë nga Gazeta “Si”
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Nuk besonte te COVID-19, burri në Amerikë humb gruan për shkak të koronavirusit
SHBA-Një taksist në Florida të SHBA-ve, i cili besonte se COVID-19 ishte mashtrim, humbi jetën për shkak të virusit. Brian Lee Hitchens dhe bashkëshortja e tij ...
OPERACIONI “SILENCIATORI”/ Do shisnin armë për 3 mijë euro, si u prangosën tre të rinjtë nga Durrësi, Policia i mbant
DURRËS– Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Silenciatori”, ku tre persona të armatosur deri në “dhëmb” janë prangosur pasi...
“Hiqe maskën”/ Rama i bën kërkesën Najada Çomos gjatë takimit: E di që më shajnë por e kam të konfirmuar, mjafton
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar mjekes Najada Çomo që të heqë maskën.Gjatë takimit që pati me mjekët në QSUT, kryeministri shpjegoi se mb...
‘Më lanë në një hotel, më sillnin një paketë cigare dhe ushqim’/ E mitura tregon se si e kërcënonin dhe e s
E mbyllën në hotel për ditë të tëra. I dhanë vetëm cigare dhe një vakt për të ngrënë. Këto janë vetëm disa nga detajet e tmerrshme të shfrytëzimit sekual të një...
FOTOT/ Riparimi i apartamenteve të dëmtuara nga tërmeti… bashkia Durrës “ecën” me ritëm breshke, qytetar
DURRËS- Në qytetin e Durrësit po vijon riparimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Bëhet fjalë për ndërtesat, të cilat kanë shkallë dëmtimi ...
I nxehti i lë vendin reshjeve, trotuaret e Tiranës mbulohen nga kokrrat e breshërit
TIRANË -Temperaturat e larta me diell, i lanë sot vendin reshjeve. Përveç uljes së temperaturave, në Tiranë filluan reshjet.Kryeqyteti u përfshi nga...
Mbytet 26-vjeçari tek Gjiri i Lalëzit, ishte futur të lahej por nuk dinte not
DURRËS– Një 26-vjeçar me incialet Z.T., ka ndërruar jetë mesditën e sotme Mësohet se i riu është futur për t’u larë në det, në zonën e plazhit të Gj...
FOTOT-Ekskluzive/ Yuri Kim, e “dashuruar” me Palasën, Guida speciale e Ambasadores… gazetari Blendi Fevziu! Pamjet nga xh
VLORË– S’mund të ishte rastësi… Ditën e djeshme, fotot e publikuara nga ambasadorja Yuri Kim dhe gazetari Blendi Fevziu, u pikasën nga Dosja.al, se ishin s...
Mori armën të kryente vrasje, kapet në pritë 32-vjeçari, u zu me të riun në mesnatë dhe shkoi të merrte pistoletën
SHKODËR– Një 32-vjeçar me inicialet L.L., është vënë në pranga pasi akuzohet për tentativë vrasjeje. Sipas njoftimit zyrtar nga Malësia e Madh...