Aktualitet

“Hiqe maskën”/ Rama i bën kërkesën Najada Çomos gjatë takimit: E di që më shajnë por e kam të konfirmuar, mjafton

25 Gusht 2020, 13:29 Nga DOSJA
“Hiqe maskën”/ Rama i bën kërkesën Najada

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar mjekes Najada Çomo që të heqë maskën.

Gjatë takimit që pati me mjekët në QSUT, kryeministri shpjegoi se mbajtja e maskave në ambiente të hapura kur ruan distancën është e panevojshme.

“Ka një konfuzion në këtë aspekt, në Austri s’mban maskë asnjëri, në Francë kur rrinë brenda, nuk mbajnë në rrugë. Jam i bindur që më shajnë që ja nuk mban maskë, ja ti e do që s’ka Covid e është lojë. Në fakt këtë e kam të konfirmuar që maska në mjedis të hapur e të ruash distacën e mos kesh përqafime e shkembime duarsh është okej të mos e mbash,”- tha Rama ndër të tjera.

“Ne po ju ruajmë juve,”- tha Najada.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim nga afër me mjekët e QSUT-së. I shoqëruar nga ministrja Manastirliu, Rama deklaroi se për mjekët dhe infermierët, do të ketë rritje pagash, të konsiderueshme. Përsa i përket vaksinës ndaj Covid-19, Rama u shpreh se Shqipëria e ka bërë rezervimin e sja dhe sapo të dalë në treg, do të vijë në vendin e tonë. Ndërsa për shkollat, kryeministri u shpreh se situata është e vështirë dhe e ndjen këtë edhe tek djali i tij Zaho.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama najada çomo rama në qsut edi rama najada çomo rama në qsut

Sondazh

Poll