Aktualitet

FOTOT/ Riparimi i apartamenteve të dëmtuara nga tërmeti… bashkia Durrës “ecën” me ritëm breshke, qytetar

25 Gusht 2020, 13:15 Nga DOSJA

DURRËS- Në qytetin e Durrësit po vijon riparimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Bëhet fjalë për ndërtesat, të cilat kanë shkallë dëmtimi DS1, DS2 dhe DS3, banorët e të cilëve kanë përfituar nga granti i rindërtimit. Ndërkohë që kryetarja e re e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, ka inspektuar punimet dhe thotë se nuk ka patur vonesa nga ana e bashkisë në ndarjen e granteve individuale për qytetarët. 

“Vijon procesi i riparimit të banesave për familjet që kanë përfituar nga granti i rikonstruksionit DS1-DS2-DS3. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka vazhduar të inspektojë punimet në disa prej këtyre apartamenteve. Banorët janë shprehur se nuk kanë patur vonesa në procedurat për përfitmin e grantit. Kryebashkiakja Sako deklaroi se është shumë e rëndësishme që procesi i rindërtimit po ecën me ritme të shpejta në mënyrë që qytetarët të kthehen sa më shpejt në shtëpitë e tyre dhe Durrësi ti rikthehet normalitetit.”,-shkruhet në faqen zyrtare të Bashkisë Durrës. 

Por qytetarët nuk mendojnë kështu. Në një vëzhgim elementar që Dosja.al ka bërë rreth këtij postimi, për të parë se çfarë mendojnë qytetarët për rregullimin e shtëpive të tyre, dy muaj pranë dimrit, ata ankohen për vonesa në hedhjen e grantit, por edhe për favorizime individuale në vlerësimin e dëmeve. Shumë prej tyre shprehen të pakënaqur me ekspertizën, duke kërkuar edhe rihapjen e aplikimeve për vlerësimin e dëmeve. 

“Po apartamentet me demtim DS4 i keni lene pas dore????”

“Po kta gjysmen e lekev i vodhen edhe tani po merren me administratoret qe ti vjedhin edhe ato pak lek qe jan per riparime te ambijenteve te perbashketa i fusin nje kov llaq e i shkrujne qe shpenzimet kushtuan 50.milion lek edhe ato i vjedhin mjer populli me kta batakqi”

“Ca riparimi mor ..oligark.te pangopur..ju po riparoni ..ato qe duhen shembur..ato qe jane anuar..po detyroni njerezit .te braktisin qytetin…”

“O zoja krytare e bashkise po ktheji pra pergj popullit mos bi si me qen sharon stone ose ti qe menaxhon faqen. E para kur do filloj riforcimi restaurimi i pallateve ds4 qe sjan per shembje. E dyta ashtu sik kan mar grante shumica e atyre qe skan asnji gervishtje ne shpi po ne ds4 që jetojm ne katet e larta dhe kemi deme brenda ne banese por qe nuk jan te dukshme nga jasht pallatit po neve do perfitojm ndonje grant sepse firma qe do bej rikostruksionin e nis nga kati i pare deri ne te 4. E treta ato bonuset pse i hidhni nji her ne 2 muj. Jeni bashkia me e degjenerume ne rang republike me performance 000000000”, janë këto disa nga komentet në faqen e bashkisë Durrës. 

Durrësi është qyteti më i goditur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, që shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur. Qindra banesa u dëmtuan nga lëkundjet, ndërkohë që ende nuk iu është dhënë zgjidhje përfundimtare banorëve që humbën shtëpitë e tyre, dhe pritet që ta presin dimrin sërish në çadër. 

(g.sh;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emirjana sako riparimi i ndertesave ne durres termeti i 26 nentorit emirjana sako riparimi i ndertesave ne durres termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll