Aktualitet

Mbytet 26-vjeçari tek Gjiri i Lalëzit, ishte futur të lahej por nuk dinte not

25 Gusht 2020, 12:40 Nga DOSJA
Mbytet 26-vjeçari tek Gjiri i Lalëzit, ishte futur të lahej por

DURRËS– Një 26-vjeçar me incialet Z.T., ka ndërruar jetë mesditën e sotme Mësohet se i riu është futur për t’u larë në det, në zonën e plazhit të Gjirit të Lalëzit, por nuk ka dalë dot më gjallë nga aty. 

Ai mësohet të jetë mbytur duke u larë në det, pasi nuk dinte not. Trupi i tëriut është nisur për në morg, ku do t’i nënshtrohet edhe eskpertizës mjeko ligjore. 

Më datë 25.08.2020, rreth orës 14:15, tek Gjiri i Lalëzit, shtetasi Z.T., 26 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë,”– bëhet me dije në njoftimin e policisë. 

Ditën e sotme u mbyt edhe një 60-vjeçare në Durrës. Gruaja, banuese në Elbasan, kishte shkuar të kalonte pushimet në Durrës, por doli e mbytur që aty. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres mbytet 26-vjecari ne durres durres mbytet 26-vjecari ne durres

Sondazh

Poll