Izet Haxhia kallëzon drejtorin e burgjeve Agim Ismajli: Po më torturojnë në burg, po më çojnë drejt vetëvrasjes
25 Gusht 2020, 12:02Nga DOSJA
TIRANË– Izet Haxhia, i cili është dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit ka kallëzuar penalisht në Porkurorinë e Posaçme (SPAK) drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismajlin. Përmes një letre, Haxhia ka shpjeguar edhe arsyet e këtij denoncimi. Izet Haxhia, në kallëzimin e depozituar pretendion se po torturohet në burg. Ndër të tjera, në letër, ai shkruan se drejtori i Burgjeve, Agim Ismajli, shumë herë ushtron presion psikologjik mbi të, e fut në izolim dhe e keqtrajton. Haxhia pretendon gjithashtu se ky keqtrajtim po e çon drejt vetëvrasjes.
“Po hakmerret në mënyrë primitive sipas meje, për arsyet e tij personale që unë i kam deklaruar botërisht. Në konventën ndërkombëtare të torturës, izolimi cilësohet si tortura më e rëndë. Si pasojë e këtij izolimi, gjendja ime psikologjike po rëndohet përditë e më shumë, gjendje e cila mund të agravojë deri në akte të rënda ndaj shëndetit tim fizik duke dëmtuar vetëveten. Siduket ky është qëllimi i këtij izolimi antinjerëzor dhe anti-ligjor. Ky izolim i jashtëligjshëm po ushtrohet në mënyrë më të egër nga autoritetet i burgut me një qarkore të lëshuar nga Drejtoria e Burgjeve dhe e përsëritur nga Agim Ismaili, drejtor i tanishëm i Burgjeve. Kam kërkuar arsyen e këtij izolimi të paligjshëm dhe më është thënë në mënyrë shkresore se unë qenkam një person i rrezikshëm dhe prandaj mbahem në izolim të egër. Unë nuk kam qenë asnjëherë person me rrezikshmëri, epitet të cilin ma ka vendosur politika dhe mediat në porosi të politikës. Mendoj që ky izolim është anti-njerëzor, kufizimi i të drejtës së komunikimit, provokimet e vazhdueshme, dhuna psikologjike, sjellja terroriste dhe harbute e Forcave Operacionale të Drejtorisë. Kam kërkuar shumë herë nga autoritetet e burgut që të hiqet izolimi, përgjigjet janë qenë negative, duke u justifikuar se është një urdhër i drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili i cili nuk denjon as t’i përgjigjet kërkesës sime të ligjshme për heqjen e këtij izolimi i cili po më shkarkon fizikisht dhe mendërisht,”– shkruhet ndër të tjera në letrën e Izet Haxhisë.
Izet Haxhia ndodhet në qeli për vrasjen e Azem Hajdarit, ai u dënua pak muaj më parë me 25 vite burg për këtë krim. Për të njëjtin krim, Jaho Mulosmani është dënuar me burg të përjtshëm. Haxhia u arrestua në vitin 2018, 20 vite pas vrasjes së Hajdarit.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MAT- 320 rrënjë kanabisi janë sekuestruar në rrethin e Matit dhe janë asgjësuar me metodën e djegies.Lënda narkotike është gjetur në Mat, në fshatin Derjan. Në ...
TIRANË– Minsitrja e Arsimit Besa Shahini ka zhvilluar një mbledhje me zv/ministren Nina Guga, drejtorët Zamira Gjini , Selman Hodaj e Gerti Janaqi, duke qe...
TIRANË– Politologu Bardhyl Mahmuti ka mbështetur idenë e këngëtarit shqiptar Genc Prlevukaj, për largimin nga rrjetet sociale të të gjithë atyre që mbështe...
TIRANË– 11 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se është arrestuar, një 60-vje&cce...
TIRANË- Pronarët e banesës në “Vasil Shanto” që pritet të shembet, kërkojnë me ngulm paratë e kompesimit. E zonja e shtëpisë ka deklaruar se banesën e kanë...
SHKODËR- Dhunimi i një vajze dhe filmimi e më pas shpërndarja në rrjetet sociale ka sjellë prangosjen nga policia të autores së rrahjes, Margerite Gjoni, r...
DURRËS- Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në qeli Adriano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin, dy autorët e vrasjes së Florian Lamçes. Mësohet se Sanxh...
VLORË– Një fëmijë është aksidentuar në aksin rrugor Vlorë-Levan. Mësohet se fëmija ka qenë në anë të rrugës, në momentin që është përplasur nga një automje...