Aktualitet

Nisja e vitit shkollor, Shahini mblidhet me zv/ministren Guga e drejtorët e arsimit: Qëllimi kryesor të ruajmë shëndetin e

25 Gusht 2020, 11:07 Nga DOSJA
Nisja e vitit shkollor, Shahini mblidhet me zv/ministren Guga e drejtorët e

TIRANË– Minsitrja e Arsimit Besa Shahini ka zhvilluar një mbledhje me zv/ministren Nina Guga, drejtorët Zamira Gjini , Selman Hodaj e Gerti Janaqi, duke qenë se vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Shahini shkruan se qëllimi kryesor është ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve, gjatë zhvillimit të procesit mësimor në shkollë.

Gjithsesi, në status, nuk bëhen me dije detaje të tjera në lidhje me masat e marra, teksa shton se konsultimet me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillin Kombëtar të Prindërve, sindikatat e arsimit dhe organizata të ndryshme, vijojnë ende.

“Qëllimi kryesor për vitin e ri shkollor, është ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve, gjatë zhvillimit të procesit mësimor në shkollë. Zëvendësministrja Nina Guga, drejtorët Zamira Abazi Gjini, Selman Hodaj dhe Gerti Janaqi, vijuan konsultimet me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillin Kombëtar të Prindërve, sindikatat e arsimit dhe organizata të ndryshme – me qëllim krijimin e kushteve sa më të sigurta në ambientet e shkollës dhe mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor,”- shkruan Shahini krah fotove ku shihet se mbledhja po zhvillohet online.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin me rregullat për rihapjen e shkollave, fillimisht më 31 gusht për ata që humbën mësimin online gjatë periudhës së izolimit, dhe më 14 shtator për pjesën tjetër. Me pika të veçanta, në një protokoll të firmosur nga Albana Fico, thuhet se të gjithë nxënësit do të hyjnë dhe do të dalim VETËM një hera nga ambientet e shkollës, në orare të ndryshme nga njëri-tjetrit dhe gjithmonë duke mbajtur një largësi 2 metra.

Nxënësve do u matet temperatura dhe nëse kanë simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, njoftohet mësuesi kujdestar, i cili më pas njofton edhe mjekun e familjes për të konfirmuar rastin. Nxënësit duhet të jenë të pajisur me maska me një përdorim ose mbrojtëse të fytyrës prej tekstili (maskë) të cilat duhet të lahen në 60 gradë dhe të hekurosen, si dhe shami letre për higjenën e hundëve. Dera e shkollës do të qëndrojë e mbyllur, ndërsa dritaret e klasave ku zhvillohet procesi mësimor, do të qëndrojnë të hapura, ndërkohë mësuesit do të duhet që t’u flasin nxënësve të tyre çdo ditë për pandeminë dhe rregullat për të parandaluar infektimin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini nisja e vitit shkollor nna guga besa shahini nisja e vitit shkollor nna guga

Sondazh

Poll