Art&Argëtim

Kush e ndihmoi Chiara Ferragni-n ta uronte Duan në gjuhën shqipe? Blogerja italiane zbulon njeriun që fshihet pas postimit

24 Gusht 2020, 17:39 Nga DOSJA
Kush e ndihmoi Chiara Ferragni-n ta uronte Duan në gjuhën shqipe?

ITALI– Dy ditë më parë Dua Lipa festoi ditëlindjen e 25-të dhe ajo që ngriti peshë zemrat e shqiptarëve ishte urimi në shqip i fashionistes italiane Chiara Ferragni, e cila njihet për marrëdhënien e mirë me shqiptaren.

Chiara postoi një foto me Duan në Instagram, ku ndër të tjera shkruante: “U bëfsh 100 vjeçe zemër!”

Sot Chiara ka treguar se urimin e saj e përktheu një mikesha e saj shqiptare, e cila përshëndet Duan në shqip.

‘Kjo është mikesha jonë shqiptare e cila na përktheu për Duan’– shkruan Chiara në instastory.

Shpesh herë Duan dhe Chiaren i kemi parë së bashku në evenimente të ndryshme apo tek shoqërohen në festa, teksa nuk mungon as mbështetja që i falin njëra-tjetrës rreth projekteve të ndryshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz chiara feragni dua lipa chiara feragni dua lipa

Sondazh

Poll