Art&Argëtim

Dhurata e koduar! U bë e gjallë për ditëlindjen e Flori Mumajesit, si e uroi Elvana Gjata nën ujë ‘mentorin’ e saj të

24 Gusht 2020, 12:02 Nga DOSJA
Dhurata e koduar! U bë e gjallë për ditëlindjen e Flori

TIRANË– Këngëtarja Elvana Gjata i ka lënë në pauzë rrjetet sociale, dhe poston vetëm kur ka projekte të reja muzikore, apo raste të veçanta në rrethin e saj të ngushtë…Nëse i hedhim një sy profilit të saj në Instagram, është mbushur me postime, me anë të të cilave, Elvana kërkon të përcjellë një mesazh, si në rastin e vajzave.

Nëse edukojmë vajzat, kemi adukuar një komb,”– shkruante këngëtarja në një prej postimeve të bëra prej saj, pas disa muajsh heshtje.

 

 

Kur edukojme vajzat, kemi edukuar nje komb?

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Më pas, këto postime sollën një tjetër pauzë të gjatë, për t’u rikthyer me disa foto të vjetra, ku Elvana kujtonte mikun e saj të ngushtë, Valdrin Sahitin.

Deri mbrëmë…kur rikthimi i këngëtares në rrjetet sociale mund të kuptohet si një ‘dhuratë e koduar’. Pikërisht dje, festoi 38-vjetorin ‘mentori’ i parë i Elvana Gjatës, kantautori Flori Mumajesi.

Edhe pse ky i fundit, zemërthyer, postoi se për ditëlindje e kanë lumturuar shumë persona, por në pjesën tjetër të vitit, e kanë shkelur me këmbë, Elvana siç duket s’e ka harruar.

Po marr frymë…nën ujë,”– shkruante Elvana krah videos ku shihet se po noton nën ujërat e detit Jon.

 

 

I’m breathing…underwater

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Por përse vallë, Elvana u kthye më 23 gusht në rrjetet sociale? Pikërisht ditën kur Flori, i përfoluri kaq shumë në media si dashuria e saj e madhe, kishte ditëlindjen…!

Ndoshta ky ishte në një farë mënyre një urim i ‘koduar’ i këngëtares për Mumajesin, më të cilin edhe po të përjashtojmë marrëdhënien sentimentale, kanë kaluar shumë vite punë dhe sukses bashkë…

Gjithsesi, punët e zemrës, Elvana Gjata i ka mbajtur larg mediave. Herën e fundit që këngëtarja postoi diçka romatike, në lidhje me partnerin e saj Ervin Mata, ishte kur ky i fundit kishte ditëlindjen.

“Luanët kanë lindur më 10 gusht,”- shkruante Gjata, teksa në sfondin e fotos shihej silueta e një mashkulli, që referuar datës dhe përshkrimit, është shenja e Luanit në horoskop. Më vonë, në tetorin e vitit 2019, kur ndodhi vrasja në ish-Bllok, u zbulua se silueta e mashkullit misterioz me kapele, ishte Ervin Mata.

Edhe në këtë periudhë, këngëtarja që u përfol që ishte edhe molla e sherrit, u ‘zhduk’ për muajm e radhë nga rrjetet sociale. E kështu, me postime të rralla, Elvana iu rikthye sërish mbrëmë të shkuarës së saj, marrëdhënies me Flori Mumajesin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata ervin mata flori mumajesi elvana gjata ervin mata flori mumajesi

Sondazh

Poll