Art&Argëtim

“Ai e adhuron make-upin”/ David Beckham i fiksuar me produktet e bukurisë së partneres së tij, Victoria: Më shkroi se i

24 Gusht 2020, 09:22 Nga DOSJA
“Ai e adhuron make-upin”/ David Beckham i fiksuar me produktet e

ANGLI- Ai është një nga burrat më tërheqës në botë. Dhe, David Beckham, 45 vjeç është i fiksuar me produktet e bukurisë që prodhohen nga e shoqja, 46-vjeçarja, Viktoria. Daily Mail raporton se ai e dashuron “Bronzerin” që prodhohet nga VBB, duke u kthyer edhe në modelin ku e shoqja mund të testojë produktet e sasj të bukurisë.

Në një komunikim “Live” në Instagram, Viktoria u shpreh se David i ka dërguar një mesazh ku i thotë se i ka mbaruar serumi për rinovimin e qelizave, me vlerë 180 paundë.

“Ai është modeli im më i mirë. Sapo mora një mesazh nga David ku thotë se i ka mbaruar serumi. David e adhuron atë. Do t’i sjell disa”.,-tha ajo. 

Partnerja e Viktorias në VBB, Sarah Creal tha se David ka një tjetër produkt që e adhuron nga marka, bronzerin. Mediat britanike po ashtu raportojnë se ai përdor edhe “fondatinën” e prodhuar nga Viktoria.

Ylli i futbollit britanik përdori një ton sysh gjatë një fotosesioni për revistën “Love” kohë më parë, dhe është i hapur për përdorimin e produkteve të bukurisë që prodhon e shoqja, ku hyn edhe balsami i buzëve dhe hidratuesi.

Të dy u bënë çift në vitin 1999 dhe kanë 4 fëmijë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz david beckham victoria beckham david beckham victoria beckham

Sondazh

Poll