Shifra rekord rastesh me koronavirus në vend/ 178 të infektuar nga pandemia, 4 të vdekur në 24 orët e fundit
24 Gusht 2020, 14:25Nga DOSJA
TIRANË- Ministra e Shëndetësisë konfirmoi katër viktima dhe 178 raste të reja të prekura nga pandemia e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit. Në njoftimin zyrtar nga MSH-ja, bëhet me dije se kanë ndërruar jetë; një 57-vjeçar dhe një 75-vjeçar nga Tirana, një 72-vjeçar nga Durrësi dhe një 88-vjeçar nga Kruja, me sëmundje bashkëshoqëruese. Nga 947 testime të kryera 178 prej tyre kanë dalë pozitive, duke shënuar rekord infektimesh në vendin tonë. Ndërsa 81 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4413 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet e reja të shënuara ditën e sotme janë të ndara: 50 të infektuar në Tiranë, 14 raste në Durrës, 12 raste në Kukës, nga 9 raste në Fier dhe Berat, nga 8 raste në Elbasan dhe Kolonjë, nga 7 raste në Krujë dhe Gramsh, 6 rastë në Vlorë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Mirditë, Peqin, 3 raste në Kavajë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Përmet, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Korç, Mat, Pogradec, Ura Vajgurore, Divjakë, Dibër, Klos, Shijak, Skprapar, Vorë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 151 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
DEKLARATA E PLOTË
Dr. Eugena Tomini-Instituti i Shëndetit Publik
Nisur nga situata epidemiologjike e përhapjes së infeksionit SARS-COV2 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton qytetarëve të tregohen të kujdesshëm në respektimin e masave për parandalimin e ketij infeksioni, mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik, shmangni grumbullimet dhe dezifektoni objeketet që prekni, vetëm në këtë mënyrë mund të frenoni përhapjen e COVID19 dhe të mbroni shëndetin tuaj.
Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend:
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 947 testime. Në numrin e testimeve të kryera përfshihen testimet në dy laboratorët publikë, të cilët kanë kryer 749 testime dhe 198 testime të kryera në laboratorët jo publike, që përmbushin përkufizimin e rastit, për konfirmim diagnoze pozitive apo të dyshuara, sipas vlerësimit të ISHP.
81 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4413 që nga fillimi i epidemisë.
Nga totali i testimeve, 178 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 50 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 12 raste në Kukës, nga 9 raste në Fier dhe Berat, nga 8 raste në Elbasan dhe Kolonjë, nga 7 raste në Krujë dhe Gramsh, 6 rastë në Vlorë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Mirditë, Peqin, 3 raste në Kavajë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Përmet, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Korç, Mat, Pogradec, Ura Vajgurore, Divjakë, Dibër, Klos, Shijak, Skprapar, Vorë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 151 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 57 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Tirana, një 72 vjeçar nga Durrësi dhe një 88 vjeçar nga Kruja, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.
COVID-19 – Statistika (24 Gusht 2020) Testime totale 57004 Raste pozitive 8605 Raste të shëruara 4413 Raste Aktive 3938 Humbje jete 254 (Qarku Tiranë 122, Shkodër 35, Durrës 36, Fier 12, Elbasan 11, Korçë 10, Lezhë 8, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)
MALLAKASTËR– Ndërron jetë gjeniu shqiptar i matematikës, Fatmir Rrokaj. I riu nga fshati Varibop i Mallakastrës, ishte i aftë që të kryente veprime m...
Aktualitet24 Gusht 2020, 14:00
FUSHË KRUJË– Në vitin 1996 ndodh një plagosje në fshatin Larushk të Fushë-Krujës ndërmjet dy familjeve dhe shkaku ishte vjedhja e produkteve bujqësore...
MAQEDONI E VERIUT– Katër persona kanë humbur jetën dhe 78 të tjerë janë raportuar të infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.Mediat vendase raporto...
Në këtë plazh, jo më shumë se një kilometër në veri të qytetit të Sarandës, një turist çek ka zbuluar dhjetra predha mortajash vetëm 20 metra larg bregut...
Këto njolla të zeza që shihni janë të një automjeti që u dogj pak minuta pas mesnatës së të dielës në zonën e “Kodrës së Diellit”. Dyshimet e policisë janë që z...
VLORË– Një person është gjetur i pajetë rreth të 60-ave, pranë Plazhit të Vjetër në qytetin e Vlorës.Paraprakisht dyshohet se personi i pajetë është mbytur...
ELBASAN– Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me tetë të infektuarit e konfirmuar me Covid-19 në qytetin e Elbasanit. Mësohet se një prej tetë të infekt...
VLORË– Videoja që po shikoni vjen nga palzhi i Dhërmiut, një nga zonat më të frekuentuara në jugun e Shqipërisë. Ajo që bie në sy, ashtu si edhe në raporti...
BERAT– Një automjet ka marrë flakë në ecje dhe është djegur. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Beratit, në lagjen “30 Vjetori”. Mësohet se mjeti ...