Aktualitet

24 Gusht 2020, 14:00 Nga DOSJA

FUSHË KRUJË– Në vitin 1996 ndodh një plagosje në fshatin Larushk të Fushë-Krujës ndërmjet dy familjeve dhe shkaku ishte vjedhja e produkteve bujqësore në familjen Leza, por histori nuk mbyllët këtu.

Autorët që vidhnin këtë familje qëllojnë më armë gjahu nënë dhe bir në pragun e shtëpisë duke i lënë të dy të plagosur.

Policia mjaftohet duke i lënë në burg vetëm dy muaj për plagosjen, ndërsa vëllai i vogël i familjes Avni Leza vetëm 18 vjeç, qëllon drejt 50-vjeçarit Ruçi me një armë automatik duke e lënë të vdekur.

Pas arrestimit të 18-vjeçarit ai dënohet më burgim të përjetshëm, më pas përfitoi amnistinë dhe nga 25 vite burg i kanë mbetur vetëm 4 të tilla. Por ajo që e shqetëson familjen Leza në Larushk është keqtrajtimi në burgun e Fushë-Krujës së Avniut për të cilin familjarët kanë rrëfyer rastin.

Është i sëmurë djali. E kanë marrë kalama në burg.”- u shpreh nëna e tij e shkrehur në lot.

Ndërkohë që i vëllai tregoi se edhe së fundmi është abuzuar me të: “Po e shkelin me këmbë punonjësit e policisë, është një fakt prezent që ka ndodhur tani shpejt. Me 19 e ka qëlluar oficeri i rojës e kanë lidhur me pranga pas shpine, dhe e kanë goditur, ka plagë në shpatull në kokë.

Në burgun e Zaharisë kam paraqit letrën e ministrit dhe më janë hedhur ma kanë kapur letrën për të mos kërkuar asnjë të drejtë. Kemi blerë ilaçe, ushqime, jemi mundura që ti shërbejmë.”

Astrit Leza dhe nëna e tij Zyhraja tregojnë për shqetësimin për njeriun e afërm që vuan dënimin por edhe torturat në burg.

Kërkoj nga shteti ndihmë, ka rënë në burg i ri. Ka ra kalama po përballet nëpër burgje sa në një anë në një tjetër. Ne nuk po i japim dot ndihmë.”– tha i vëllai.

Marrë nga Faxweb

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astrit leza avni leza zyhraja leza astrit leza avni leza zyhraja leza

Sondazh

Poll