Art&Argëtim

Frymëzohet nga historia, Taylor Swift i dhuron 23 mijë paund studentes nga Portugalia për të ndjekur studimet në Universite

21 Gusht 2020, 13:32 Nga DOSJA
Frymëzohet nga historia, Taylor Swift i dhuron 23 mijë paund studentes

SHBA– Këngëtarja e famshme Taylor Swift ka dhuruar 23,000 paund për një studente në Londër që po përpiqej të mblidhte fonde për të ndjekur një kurs matematike në “Universitetin e Warwick”.
Studentja Vitoria Maria jeton prej katër vitesh në Mbretërinë e Bashkuar, pas lëvizjes nga Portugalia.

“Unë shqetësohesha shumë për paratë, çfarë duhet të bëj dhe nëse duhet të kërkoja punë. Ajo në të vërtetë e bëri ëndrrën time të realizohej”, tha ajo.

Këngëtarja amerikane shkroi një mesazh në faqen e mbledhjes së fondeve për Vitorian pasi konfirmoi dhurimin e saj. Në atë fazë, Vitoria kishte mbledhur gati gjysmën e shumës që i duhej. Gjithsej asaj i nevojiteshin 40 mijë paund.

Vitoria, unë hasa historinë tuaj në internet dhe jam shumë e frymëzuar që ju keni forcë dhe përkushtim për të kthyer ëndrrën tuaj në realitet. Unë dua t’ju dhuroj pjesën tjetër të shumës për të arritur qëllimin tuaj. Pac fat në gjithçka që bën”, shkroi Taylor.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dhuron studente studnete taylor swift dhuron studente studnete taylor swift

Sondazh

Poll