Aktualitet

Mediat angleze shkruajnë për ‘skllavin’ shqiptar: 46-vjeçari që u kap me 300 mijë paund drogë

9 Shkurt 2019, 17:02 Nga DOSJA
Mediat angleze shkruajnë për ‘skllavin’ shqiptar:

Një shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Mediat angleze kanë bërë shkrim për të duke e quajtur “skllavi shqiptar” 46-vjeçarin që u arrestua më datë 4 shkurt në një fabrikë kanabisi.

Bashkim Hajdari doli para gjykatës dhe avokati mbrojtës deklaroi se klienti i tij e ka pranuar se ishte i përfshirë në prodhimin e lëndëve narkotike të klasit B, shkruan “Gloucestershirelive”.

Sipas dëshmive, shqiptari ishte dërguar aty nga një shtetas belg, ndërsa ende nuk dihet se si është future në tokën angleze, pasi Hajdarit nuk i është gjetur asnjë lloj dokumenti.

Media britanike shkruan më tej se pas hetimeve rezulton se 46-vjeçari shërbente paralelisht në dy shtëpi të mbjella me kanabis të shtrira përgjatë një rruge në zonën e Cheltenham. Policia arriti të asgjësonte  360 bimë kanabisi, të cilat sipas përllogaritjeve paraprake thuhet se kapnin në tregun e zi vlerën financiare 300 mijë paund.

Seanca gjyqësore e radhës për shqiptarin do të mbahet më 13 shkurt dhe prej aty togat e zeza do të marrin vendimin përfundimtar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne londer bashkim hajdari shqiptari ne londer skllavi shqiptar ne britani trafik droge arrestohet shqiptari ne londer bashkim hajdari shqiptari ne londer skllavi shqiptar ne britani trafik droge

Sondazh

Poll