Art&Argëtim

Ndërhynë në pastrimin e një apartamenti, banorët e pallatit në “Vasil Shanto” shkruajnë letër për komisariatin nr.2

20 Gusht 2020, 18:44 Nga DOSJA
Ndërhynë në pastrimin e një apartamenti, banorët e

TIRANË– Banorët e pallatit nr.7 në lagjen “Vasil Shanto”, kanë falenderuar efektivët e komisariatit nr.2 në Tiranë për faktin se janë angazhuar që t’u japing zgjidhje, një problemi që kanë hasur në pallat.

Përmes një letre, banorët shprehen se janë ankuar se një prej apartamenteve në pallatin e tyre ishte i ndotur dhe ishte kthyer në një burim infeksioni dhe falë ndërhyrjes së efektivëve të këtij komisariati, tashmë jeta e tyre nuk është më në rrezik. Ndër të tjera, ata shkruajnë se kjo ngjarje do të forcojë më shumë bashkëpunimin dhe lidhjen e banorëve me punonjësit e policisë.

Letra e plotë

Të nderuar punonjës dhe drejtues të Policisë së Shtetit të Komisariatit nr.2 në Tiranë. Ne, banorët e pallatit nr.7 të lagjes “Vasil Shanto”, kemi kënaqësinë e madhe t’ju falenderojmë përzemërsisht për ndihmën e shpejtë dhe efikase që na dhatë për zgjidhjen e një problemi të mprehtë shëndetësor që ju paraqitëm përmes një peticioni. Në pallatin tonë ndodhi një ndotje e theksuar në një apartament, e cila e bëri të padurueshme jetesën e përbashkët dhe pati rrezikshmëri të lartë infeksioni, duke rrezikuar jetën e banorëve. Ne falenderojmë shefin e komisariatit, i cili e dëgjoi me seriozitet shqetësimin tonë dhe ngarkoi njerëzit e duhur për zgjidhjen e shpejtë të problemit. Falenderojmë gjithashtu, dy punonjës të policisë të këtij komisariati, Ramadanin dhe Dëfrimin, të cilët morën maat e duhura, takuan njerëzit përgjegjës dhe bënë të mundur ndërhyrjen e sukseshme për pastrimin e apartamentit dhe kthimin e normalitetit në jetën e banorëve. Ne kemi besim se kjo ngjarje do të forcojë më shumë bashkëpunimin dhe lidhjen e banorëve me punonjësit e policisë, edhe në kuadër të zhvillimit të strategjisë së policimit në komunitet, për të rritur cilësinë e jetesës së qytetarëve përmes forcimit të rendit e të sigurisë dhe për probleme të tjera në lagje. Duke ju falenderuar edhe njëherë, ju urojmë punë të mbarë e suksese në puënn tuaj fisnike. Më nderim e respekt, banorët e pallatit 7, lagjia “Vasil Shanto”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale banoret leter efketiveve komisariati nr 2 banoret leter efketiveve komisariati nr 2

Sondazh

Poll