Aktualitet

Rruga e Arbrit, Balluku: E rëndësishme të përfundojë në kohë, koncesionari do ta mirëmbajë 10 vite

9 Shkurt 2019, 16:34 Nga DOSJA
Rruga e Arbrit, Balluku: E rëndësishme të përfundojë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë një vizite në qarkun e Dibrës, ka inspektuar punimet që po kryhen në Rrugën e Arbrit.

Balluku tha se punimet janë në ritme të mira dhe se rruga mund të përfundojë përpara afatit të parashikuar në kontratë.

“Rruga e Arbrit është një vepër shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të zonës. Gjëja më e rëndësishme është që duhet të përfundojë në kohë, duhet të përfundojë me cilësi. Koncensionari do të ketë vetë mirëmbajtjen e rrugës për 10 vjet, kështu që cilësia është absolutisht një nga kërkesat kryesore, por që dhe juve do tju duhet për vazhdimësinë. Shpresojmë të mbarojmë përpara afatit për tja dhënë shqiptarëve këtë arterie jashtëzakonisht të rëndësishme sa më parë në përdorim,” është shprehur ministrja Balluku .

Sipas njoftimit të ministrisë e gjithë rruga e Arbrit që ka mbetur për t’u ndërtuar është 54 km, pjesë në të cilën koncensionari ka realizuar mbi 28% të punimeve. Në bazë të kontratës rruga duhet të përfundojë brenda 44 muajsh, por me volumin e kryer dhe me angazhimin e koncensionarit pritet që rruga të përfundojë edhe më herët.

Punimet për rrugën kanë nisur më 17 Qershor të 2018-ës. Rruga pritet të përfundojë brenda vitit 2021, sipas projektit përfundimtar është parashikuar të jetë 69 km.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku diber ministria e infrastruktures dhe energjise rruga e arbrit belinda balluku diber ministria e infrastruktures dhe energjise rruga e arbrit

Sondazh

Poll