Art&Argëtim

Me uniformë dhe pistoletë në brez, “efektivët” e policisë “e djegin” në dasmën shkodrane, rrethojnë nuse

20 Gusht 2020, 06:02 Nga DOSJA
Me uniformë dhe pistoletë në brez, “efektivët” e

SHKODËR- Policia e Shtetit dhe Ministria e Shëndetësisë bëjnë thirrje çdo ditë që qytetarët të ruajnë distancimin social dhe të mbajnë maska. Madje është ndaluar muzika në lokale pas orës 20:00 si edhe janë vendosur gjoba për pronarët e restoranteve që organizojnë dasma.

Por çfarë ka ndodhur së fundmi në Shkodër? 

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga JOQ, disa persona që të veshur si policë shfaqen kërcyer në një dasmë në Shkodër. Të armatosur dhe të veshur me uniformën e policisë ata kërcejnë dhe nuk respektojnë distancimin social. Ajo që vihet re është se ata kanë vendosur vetëm maska. Por, nuk dihet ende nëse ata janë efektivë policie apo të ftuar në dasmë.

“Shteti në aksion. Për të disatën herë, tregohet qartë se në Shqipëri shteti funksionon me dy standarte!”, shkruan personi që ka dërguar videon.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale policë e djegin në shkodër policët kërcejnë në dasmë në shkodër policë e djegin në shkodër policët kërcejnë në dasmë në shkodër

Sondazh

Poll