“Nuk ekziston një popull modern, thotë Élisée Reclus, ku të dhënat ushtarake ofrojnë aq shumë shembuj mahnitës të trimërisë sesa ato të shqiptarëve.Në shekullin e XV-të, ata kishin Skënderbeun e tyre, Aleksandrin e Madh të tyre, i cili sigurisht nuk kishte për lavdinë e tij një teatër aq të gjerë sa maqedonasi, por që nuk ishte inferior ndaj tij përsa i përket gjenisë…
Dhe asnjë popull nuk e tejkaloi kurrë guximin këtyre malësorëve suljotë ku, në mijëra, nuk u gjet një plak, grua, fëmijë, t’u kërkonte mëshirë kasapëve të dërguar nga Ali Pasha ? Heroizmi i këtyre grave suljote që u vinin zjarrin arkave të fishekëve, hidheshin nga majat e shkëmbinjve, ose në shkulmin e lumenjve duke u mbajtur dorë më dorë dhe duke kënduar këngën e tyre të vdekjes, do të mbetet gjithmonë një nga çuditë e Historisë…
Por, në mesin e shumë fiseve shqiptare, kjo trimëri është ende e përzier me egërsinë e madhe.Jeta e njeriut ka fare pak vlerë (qëndron në fije të perit) midis këtyre popullatave luftarake;dhe gjaku sapo të derdhet kërkon gjak, viktimat marrin hak përmes viktimave të tjera…Gruaja konsiderohet si një qenie plotësisht inferiore, pa të drejta dhe pa dëshira.
Një numër i madh shqiptarësh të pasuruar kthehen për të kaluar ditët e fundit të tyre në atdhe, duke ndërtuar atje shtëpi të bukura, për të cilat çuditemi t’i hasim në mes të këtyre shkëmbinjve të ashpër të Epirit.Në disa zona të thella, shtëpitë e pasura zëvendësojnë kështjellat e vjetra feudale, disa lloje kullash të ndërtuara në mënyrë të thjeshtë, dhe pas anjë çelje në katet e poshtme vetëm disa frëngji nga ku xixëllonin të shtënat e pushkëve.
Kështu, shqiptarët po shkojnë vetë drejt një vale të përgjithshme përparimi,dhe kur ata do të kenë hyrë në marrëdhënie të ngushta me popujt e tjerë,me të drejtë mund të shpresojmë se do të luajnë një rol të rëndësishëm,sepse ata përgjithësisht dallohen nga hollësia e mendjes, qartësia e mendimit dhe forca e karakterit.
Malësorët e Shqipërisë, në krahasim me boshnjakët dhe malazezët, kanë avantazhin të kenë një zonë (vijë) bregdetare; por ata nuk përfitojnë aspak nga ajo, jo vetëm për shkak të plaçkitjeve, përçarjeve të tyre të brendshme dhe mungesës së industrisë së tyre,por edhe për shkak të pengesave që u paraqesin malet e tyre (relievit),mungesa e urave dhe rrugëve…”
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DashiKeni nevojë për tu relaksuar, ndaj mundohuni që të rrini larg debateve dhe keqkuptimeve. Duhet të flini më shumë, në mënyrë që të luftoni lodhjen që ju ka ...
Agjencia hapësinore amerikane, NASA ka publikuar pamjet mbresëlënëse nga Marsi.Foto spektakolare janë realizuar nga hapësira duke u publikuar nga NASA me rastin...
TIRANË– Keni menduar ndonjëherë se mund të shpenzonit afron 4 mijë e 500 euro për një xhaketë? Po, po vetëm për një xhaketë! Këngëtarja Dafina Zeqriri dhe ...
ITALI– Ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar të Zvicrës Erjona Sulejmani shpesh herë poston foto provokuese ne rrjetet sociale. Duke qënë se ajo është...
TIRANË– Këngëtari shqiptar Roland Hysi ka shpërthyer në të shara dhe mallkime ndaj të gjithë atyre shqiptarëve që kur shkojnë të kalojnë momente dhe ...
SHBA– Ish-pornostarja Mia Khalifa, ka nxjerrë në ankand syzet që përdorte në filmat me pullë të keqe, për të mbledhur sa më shumë të ardhura për t’ia dhur...
GREQI– Pas disa ditëve të mira të kaluara së bashku në brigjet spanjolle, Rita Ora dhe shoqëria e saj bashkë me të dashurin e ri, kanë vendosur që të ndër...
TIRANE-Vajzat duan që të dalin sa më mirë në foto e për këtë përdorin efekte më shumë seç duhet, ndonjëherë dhe photoshop. Mirëpo kjo gjë është vënë re s...