Aktualitet

Lajm i mirë për pacientët me COVID-19, Manastirliu njofton fillimin e trajtimit me plazmën konvaleshente: Jemi rakorduar me

19 Gusht 2020, 14:06 Nga DOSJA
Lajm i mirë për pacientët me COVID-19, Manastirliu njofton

TIRANË -Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte sot e pranishme në Bankën e Gjakut në QSUT, ku dha një lajm të mirë për pacientët me COVID-19. Manastirliu njoftoi, se Shqipëria po finalizon bashkëpunimin me Universitetin e Pvias, për trajtimin e pacientëve me COVID-19, me plazmën konvaleshente.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu u shpreh, se plazma konvaleshente i shtohet trajtimeve të mëparshme, ndërsa shpreson që të jetë sa më shumë efikase. Ministrja tregon, se zinxhiri i trajtimit do të fillojë që nga testimi i dhuruesve, ku qendra Kombëtare e transfuzionit do të marrë të gjitha masat.

“Pas një pune të gjatë të ekipit të shëndetësisë, do të shtojnë në listë trajtimin me plazmën konvaleshente. Plazma konvaleshente do ti shtohet serisë së trajtimeve që kanë qenë në kohë reale falë protokolleve dhe kërkesës që mjekët kanë kërkuar, duke shpresuar që të jetë sa më shumë efikas dhe të ndihmojë sa më shumë pacientë. Zinxhiri i trajtimi do të jetë i plotë qoftë i testimit të atyre që do te jenë dhurues, por edhe sa i përket cilësisë, ku qendra e transfuzionit të gjakut do të marrë masat”, u shpreh Manastirliu.

Ndër të tjera Manastirliu u ka bërë thirrje pacientëve që kanë kaluar COVID-19, që të bëhen pjesë e zinxhirit të solidaritetit dhe të dhurojnë gjak, për të ndihmuar dikë që ka nevojë.

“Edhe një apel për të gjithë ata që kanë kaluar këtë sëmundje, ata që ja kanë dalë të mundin sëmundjen, për t’u bërë pjesë e zinxhirit të solidaritetit dhe për të dhuruar plazmën e tyre, për të ndihmuar dikë që ka nevojë. Është shumë e rëndësishme dhe dua ta theksoj, që jo vetëm në Tiranë, por edhe pikat e tjera të marrjes së gjakut janë në dispozicion të gjithë atyre që duan të dhurojnë, për të rritur rezervën e gjakut dhe plazmën konvaleshente. Edhe për ne është procedurë e re, por është rakorduar edhe me mbështjetjen ndërkombëtare siç është Universiteti i Pavias, që po na mbështesin me protokollet dhe ecurinë e trajtimit”, tha Manastirliu ndër të tjera.

Plazma konvaleshente përmban antitrupa kundër virusit korona të krijuara nga organizmi i personave që kanë kaluar COVID-19. Këto antitrupa të krijuara janë të pranishme në plazmën e gjakut dhe mund të përdoren për çrrënjosjen e sëmundjes tek një person tjetër me COVID-19.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu plazma kovaleshente ogerta manastirliu plazma kovaleshente

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Gusht 2020, 13:04

ELBASAN– Personi që shikoni në foto është 18-vjeçari Luka Haxhiu, i cili përndiqte dhe dhunonte fizikisht e psikologjikisht një të mitur, e cila jetonte ...