Art&Argëtim

Punësohen për pamjen e jashtme dhe ‘shesin’ fotoshopin, realiteti që fshihet pas seteve profesionale, modelet shqiptare z

18 Gusht 2020, 17:52 Nga DOSJA
Punësohen për pamjen e jashtme dhe ‘shesin’ fotoshopin,

TIRANE-Vajzat duan që të dalin sa më mirë në foto e për këtë përdorin efekte më shumë seç duhet, ndonjëherë dhe photoshop. Mirëpo kjo gjë është vënë re se po përdoret shumë dhe te personazhet e njohur apo modelet.

Ishte modelja shqiptare Arbenita Ismajli ajo ripostoi statusin e faqes me më shumë se 1 milionë ndjekës në Instagram, ‘Celebface’ e cila ka vënë re se fotoshopi është përdorur në fotot e modeleve shqiptare dhe jo vetem.

Dorina Gegici, Xhesika Gjinaj, Megi Luka janë modelet shqiptare që shfaqen në postimin e faqes së njohur. Fotot dhe videot e tyre kanë shumë dallim dhe dukshëm vihet re përdorimi i photoshopit. Faqja e njohur ka bërë krahasimin mes fotos së edituar dhe videos që është xhiruar nga vetë stafi.

Cdo vit më shumë marka të njohura refuzojnë të përdorin Photoshop dhe ftojnë modele me madhësi të ndryshme trupore për të bashkëpunuar. Ky është një hap i madh për të promovuar një imazh pozitiv të trupit. Sidoqoftë, çdo drejtues i kompanisë vendos vetë se si të bëjë biznes. Si shembull, unë kam foto të një marke veshje që i publikon fotot dhe videot në të njëjtën kohë. Padyshim që fotografitë janë redaktuara (photoshopuara). A nuk janë këto vajza të bukura mjaftueshëm për reklamën e këtij brendi?
Kështu që unë kam një pyetje. A është e rëndësishme për ju se si do duken fotot e reklamës? A do preferonit trupa dhe modele të çdo lloj forme, madhësie dhe ngjyre, apo standardet joreale që ka aplikacioni Facetune ?- shkruan faqja ‘celebface’.

 

 

A post shared by WELCOME TO REALITY (@celebface) on

Nëse këto vajza punësohen për të bërë reklamën e një brendi, dhe ky i fundit vendos që fotot ti editojë, atëherë ekziston mundësia që pjesë e reklamës të bëhen dhe njerëz të thjeshtë, duke qënë se fotot nuk po lihen origjinale.

Gjithsesi të shumta janë brendet që kanë zgjedhur të jenë origjinale dhe të mos përdorin photoshop, mirëpo marka në të cilën ishin zgjedhur këto modele shqiptare duket se editimin e fotove e ka pjesë të pandashme të punës!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz fotoshop modele shqiptare fotoshop modele shqiptare

Sondazh

Poll