Art&Argëtim

Madonna në Eurovizion, dy këngëtarët bojkot për pjesmarrjen e saj

10 Prill 2019, 08:24 Nga DOSJA
Madonna në Eurovizion, dy këngëtarët bojkot për

Këngëtarja me famë botërore, Madonna u përfol se do të performojë dy këngë në Tel Aviv dhe për këtë pjesmarrje do të merrte plot 1 milion dollar. Madje si një ‘diva’ e vërtetë u tha se këngëtarja do të shoqërohej em 160 truproja. Ikona e Popit mund të arrijë plot 180 miliom shikues në skenën e Eurovizion-it me 18 maj

Megjithatë burime nga BBC bëjnë me dije se pjesmarrja e Madonnas ende nuk është e konfirmuar, dhe do të konfirmohet vetëm kur të publikohet në faqen zyrtare të Eurovizion.

“Asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë, ose marrëveshje të nënshkruara. Lajmet dhe përditësimet zyrtare do të vijnë direkt nga kanalet e Eurovizionit në kohën e duhur”,- tha EBU në një deklaratë në BBC.

Ekipi i shtypit i Madonës konfirmoi lajmin për BBC-në, por organizatorët e Eurovizionit e kanë minimizuar këtë tregim. Raportet në shtypin izraelit sugjeruan se organizatorët kishin rezerva për përmbajtjen e performancës së Madonës.

Këngëtarja ka një lidhje të gjatë me Izraelin dhe ka nisur turneun e saj MDNA në Tel Aviv në vitin 2012. Por një shfaqje në Eurovizion mund të rezultojë e diskutueshme, pasi muzikantë të tjerë, përfshirë Roger Waters dhe Pink Floyd, po bëjnë thirrje që pjesmarrja të bojkotohet në bazë të të drejtave të njeriut.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bojkot dyshime eurosong 2019 eurovizion izrael madonna tel aviv bojkot dyshime eurosong 2019 eurovizion izrael madonna tel aviv

Sondazh

Poll