Art&Argëtim

Në rrugët me baltë dhe me gropa, Rita Ora ‘sakrifikon’ për familjet e varfra (FOTO)

10 Prill 2019, 07:47 Nga DOSJA
Në rrugët me baltë dhe me gropa, Rita Ora

Këngëtarja Rita Ora, ndodhet në një qëndrim tre ditor në Kosovë, ku ka vendosur të takojë familjet e varfra dhe njerëzit e dhunuar. Ajo ka marrë nismën e veçantë që të bëjë bamirësi, për të gjitha familjet në nevojë.

Mamaja e saj, Vera Ora e cila shoqëron këngëtaren bashkë me bashkëshortin e saj, ka postuar foto nga kalimi i vajzës së saj nëpër rrugët e Ferizaj, që janë me baltë dhe me gropa.

“Duke mbështetur UNICEF dhe Rita Orën në punën e tyre të përkushtuar. Shumë krenare që Rita gjen kohë, përgjatë turit të saj të ngarkuar, për të vizituar Kosovën”,-shkruan Vera Ora, nëna e Rita Orës.

Vetë këngëtarja nuk ka postuar asnjë foto nga takimi me familjet e varfra, por këto detaje na i tregoi nëna e saj.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ferizaj nëna e këngëtares rita ora rrugë me baltë vera ora ferizaj nëna e këngëtares rita ora rrugë me baltë vera ora

Sondazh

Poll