Aktualitet

Të shtënat me armë në Shirokë/ Gjatë sherrit i riu qëlloi me pistoletë në drejtim të 46-vjeçarit, u plagos aksidental

16 Gusht 2020, 09:56 Nga DOSJA
Të shtënat me armë në Shirokë/ Gjatë sherrit i riu

SHKODËR–Detaje të reja kanë dalë nga shtënat me armë zjarri në Shirokë të Shkodrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme, pati të shtëna gjatë një konflikti për motive të dobëta mes 26-vjeçarit me iniciale B. G dhe 46-vjeçarit me iniciale S.B.

Gjatë sherrit 26- vjeçari mori armën dhe qëlloi dy herë në drejtim 46-vjeçarit. Ky i fundit i ka shpëtuar plumbave, por është plagosur aksidentalisht 17-vjeçari me iniciale D. Q. I riu ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë,  policia e Shkodres po punon për kapjen e 26-vjeçarit nga Durrësi.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë, më datë 15.08.2020 Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Nga strukturat DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmë, me datë 15.08.2020, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit B. G. 26 vjeç, banues në Durrës Ky shtetas mbrëmjen e datës 15.08.2020, rreth orës 22:30 në Shirokë,  është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.B. 46 vjec, banues në Shirokë, Shkodër. Shtetasi B. G pas konfliktit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe me pas është larguar.

Si pasojë e rikoshetit të plumbit  është lënduar lehtë jashtë rrezikut për jetën shtetasi D. Q., banues në lagjen Guerrile Shkodër, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është larguar për në banesë.

Vijon intensivisht puna për kapjen e autorit të shpallur në këkrim Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Armëmbajtje pa leje”, “Tentativë vrasje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Vetëgjyqësi, “Plagosje e lehtë me dashje”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset 17-vjeçari në shkodër plagosje në shkodër plagoset 17-vjeçari në shkodër plagosje në shkodër

Sondazh

Poll