Aktualitet

“Atentat me armë zjarri në autostradë ndaj pronarit të Fondit Besa”/ Bajram Muça për Dosja.al: Nuk kam qenë fare në

16 Gusht 2020, 10:51 Nga DOSJA
“Atentat me armë zjarri në autostradë ndaj pronarit të

SHQIPËRI- Mëngjesin e sotëm në redaksinë e Dosja.al mbërriti një informacion, se gjatë orëve të para të ditës kishte ndodhur një atentat me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës. Një qytetar dha informacionin se është qëlluar me armë zjarri ndaj një makine tip “Porsche” dhe se shënjestra e këtij atentati ka qenë pronari i “Fondit Besa”, Bajram Muça. Ndërkohë, Dosja.al nuk publikoi këtë informacion, pasi nuk u konfirmua nga asnjë burim.

“Atentat në autostradën e Durrësit para 30 minutave. Para 30 minutash është bërë një atentat me armë në zonën autostradës se Durrësit, një makin e tipit Porshe furistrad e kanë qëlluar me armë, personi është Bajram Muça, pronar i Fondit Besa” , thuhej nga qytetari.

Në lidhje me këtë informacion, Bajram Muça i pyetur nga Dosja.al deklaroi se është shumë mirë dhe ndodhet në plazh. Madje ai ka sqaruar se gjatë natës nuk ka qenë në autostradën Tiranë-Durrës.

“Nuk jam fare në atë zonë. Jam shumë mirë. Ndodhem në plazh”, ka deklaruar ai.

Po kështu,  edhe nga Policia e Shtetit nuk ka asnjë njoftim zyrtar për një ngjarje të tillë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bajram muca fondi besa bajram muca fondi besa

Sondazh

Poll