Art&Argëtim

14 Gusht 2020, 17:06 Nga DOSJA

SHBA– John Legend dhe partnerja e tij, Chrissy Teigen janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

Lajmin e ka dhënë vetë dyshja në videoklipin e fundit të Legend të titulluar ‘Wild’. Në fund të videos John dhe Chrissy janë shfaqur duke u përqafuar dhe festuar lajmin e pjesëtarit më të ri të familjes.

Menjëherë pas këtij momenti fansat e dyshes në ‘Twitter’ kanë bërë postime nga më të ndryshmet, duke treguar se ishin shumë të emocionuar me lajmin.

Kujtohet se Chrissy dhe John janë prindër gjithashtu të dy fëmijëve të tjerë, Luna dhe Miles.
Çifti nuk e ka konfirmuar ende shtatzëninë, por burime kanë zbuluar për “People” se modelja me të vërtetë po pret fëmijën e saj të tretë.


(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz chrissy teigen john legend chrissy teigen john legend

Sondazh

Poll