Art&Argëtim

Prishi marrëdhëniet me të vjehrrën për shkak të…/ Angelina Jolie ‘dënon’ prindërit e Brad Pitt, prej katër vitesh

14 Gusht 2020, 17:01 Nga DOSJA
Prishi marrëdhëniet me të vjehrrën për shkak

SHBA– Fëmijët e Brad Pitt nuk i kanë takuar gjyshërit e tyre prej vitesh kjo pasi Angelina nuk i ka marrëdhëniet mirë me nënën e Brad, që prej vitit 2016.

Nëna e Brad ka festuar 80-vjetorin në shtëpinë madhështore buzë detit të djalit të saj, në Santa Barbara, në Kaliforni, por nipërit Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox kanë munguar në këtë ditë të veccantë për të moshuarën.

Mësohet se marrëdhënia mes Angelinës dhe ish-vjehrrës u prishën marrëdhëniet pasi  Brad dhe Angelina u ndanë pas 2 viteve. Sipas burimeve ato të dyja nuk shkuan mirë pasi Angelina kishte kryer marrëdhënie me gra.

“Jane, nëna e Brad dhe Angelina kurrë nuk u panë në të vërtetë sy më sy. Jane është një e krishterë konservatore, e cila nuk i mbështet martesat gay, ndërkohë që Angelina është një liberale, e cila ka dalë me gra, prandaj kurrë nuk u bënë mike”,- tha burimi.

Mediat thonë se fëmijët shkonin shpesh të gjyshërit e tyre kur prindërit e tyre ishin bashkë.

 “Kur ishin bashkë, Brad dhe Angelina i çonin fëmijët të vizitonin gjyshërit e tyre. Ata kanë një kopësht të madh, në të cilin ata luanin shpesh, si në dimër ashtu edhe në verë”,-thotë një burim për mediat e huaja.  Ndërkohë thuhet se babai i Brad, William, ka emëruar disa rrugë sipas emrave të fëmijëve të djalit të tij.

Pavarësisht gjithçkaje, burimi tha se askush nuk e mendonte se gjërat do të bëheshin kaq keq mes të dyjave.

Burimi: pinkvilla.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz angelina jolie brad pitt angelina jolie brad pitt

Sondazh

Poll