Art&Argëtim

Nuk paska fat në dashuri! Miley Cyrus i jep fund lidhjes me 23 vjeçarin Cody Simpson

14 Gusht 2020, 16:59 Nga DOSJA
Nuk paska fat në dashuri! Miley Cyrus i jep fund lidhjes me 23

SHBA– Është konfirmuar se Miley Cyrus dhe Cody Simpson janë ndarë disa javë më parë pas 10 muajsh të lidhur. Lajmi për ndarjen e tyre erdhi vetëm disa orë përpara premierës së këngës më të re të Miley, “Midnight Sky”.

Në fillim të këtij muaji, Simpson, publikoi një dedikim të ëmbël për Cyrus në Instagramin e tij, duke shkruar, “I dashuruar me miken time më të mirë”.

Miley dhe Cody filluan të dilnin bashkë në tetor të 2019, menjëherë pas ndarjes së saj nga Kaitlynn Carter. Kjo e fundit erdhi pas divorcit të dhimbshëm me Liam Hemsëorth, histori që gjithnjë do ketë rëndësi për të.

Cody u përkujdes për këngëtaren gjatë operacioneve të cilave ajo iu nënshtrua, si dhe bënë tatuazhe të njëjtë me njëri-tjetrin. Ai ka qenë gjithmonë përkrah këngëtares dhe zbuloi se ajo nuk ka pirë alkool në gjashtë muajt e fundit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz cody simpson miley cyrus ndarje cody simpson miley cyrus ndarje

Sondazh

Poll