Art&Argëtim

Me 180 km/h, Rezarta Shkurta ‘fluturon’ në autostradë me mjetin e saj, shkel hapur rregullat

14 Gusht 2020, 11:13 Nga DOSJA
Me 180 km/h, Rezarta Shkurta ‘fluturon’ në autostradë me

TIRANË– Rezarta Shkurta, e cila njihet në showbizin shqiptar për karrierën në muzikë dhe për martesën me Ermal Hoxhën, nipin e ish-diktatorit, ka shkelur hapur rregullat e qarkullimit rrugor.

Së fundmi, ajo ka publikuar në Instastory, në profilin e saj, një video ku shihet se po udhëton me makinën e saj në autostradë.

Destinacioni i Rezartës nuk bëhet me dije nga ajo, por ajo që bie në sy është fakti që po udhëton me një shpejtësi të çmendur.

Siç shihet dhe nga pamjet, Rezarta po ‘fluturon’ me një shpejtësi prej 180 km/h, pa llogaritur pasojat e këtij veprimi, vënien e jetës së saj në rrezik apo edhe të qytetarëve të tjerë që udhëtojnë paralelisht Shkurtës, në mjetet e tyre.

Ditët e fundit, Policia e Shtetit sjell informacione zyrtare, të shoqëruara me video teksa tregpn se me dorë të hekurt janë vendosur gjoba dhe janë hequr leje drejtimi. Sicc duket, Rezarta Shkurtën, nuk e ka kapur ende radari.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz rezarta shkurta rezarta shkurta

Sondazh

Poll