Art&Argëtim

Në pritje të ëmbël, Klajda Gjosha ka rrëfyer për herë të parë gjininë e foshnjes

10 Prill 2019, 06:51 Nga DOSJA
Në pritje të ëmbël, Klajda Gjosha ka rrëfyer për

Lajme të bukura vijnë nga ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha e cila do të bëhet nënë e një fëmijë të dytë së shpejti. Klajda ka folur për lajmin e bukur në emision dhe ka treguar detaje të veçanta nga pritja e dytë.

Mustafa Nano në hyrje të emisionit ndau me publikun disa detaje të shtatzënisë së parë të ish-deputetes Klajda Gjosha, ku kishte pasur një periudhë të vështirë, thuajse dramatike pas lindjes së fëmijës së parë, që është djalë dhe quhet Luis.

“Mua më tregoi, që ka pas një përvojë të fortë pothuajse dramatike mbas lindjes së fëmijës”,-u shpreh Mustafa Nano, që në fillim të emisionit.

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha rrëfeu se ështtë në pritje të ëmbël dhe ndjehet shumë e lumtur për këtë ardhje të dytë të një vajze.

“Besoj se njeriu duhet të dijë të  ndajë momente të jetës private edhe me këtë lumturi që unë po përjetoj bashkë me familjen time për të pritur së shpejti një vajzë”,-ka rrëfyer ish deputetja e LSI-së, Klajda GJosha.


(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ish deputetja e lsi klajda gjosha ne pritje te embel ish deputetja e lsi klajda gjosha ne pritje te embel

Sondazh

Poll