Art&Argëtim

Dua Lipa në kopertinën e ‘Elle’: Shqiptarët portretizohen si mafia, duhet ta ndryshojmë këtë

9 Prill 2019, 15:52 Nga DOSJA
Dua Lipa në kopertinën e ‘Elle’: Shqiptarët

Dua Lipa përpos suksesit të saj në skenat ndërkombëtare është edhe një nga femrat më me ndikim në botën e muzikës. Ajo do të jetë në faqen e parë në kopertinën e ‘Elle’ për muajin prill. ‘Dua Lipa është e ardhmja e muzikës pop’– shkruhet në revistën prestigjoze për këngëtaren shqiptare.

Pyetja më kryesore e intervistave si gjithmonë do të ishte në lidhje me origjinën e saj dhe Dua Lipa u përgjigj kështu.

“Kosova ka përcaktuar atë që jam sot. Ne kemi një ide tonën për komunitetin. Ndonjëherë njerëzit i dinë punët e tua para teje. Megjithatë më kanë dhënë shumë dashuri. Është e vështirë që të të marrin seriozisht. Kur je nga Kosova ose Shqipëria krijohet një stereotip për ty. Në filma, shqiptarët portretizohen me mafian. Po përpiqemi ta ndryshojmë mënyrën si njerëzit e shohin vendin tonë.”-është shprehur Dua Lipa.

Ajo është pyetur për një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij viti që ishte marrja e dy çmimeve Grammy si shqiptarja e parë në këtë skenë. Dua e ka përshkruar si një nga ditët më emocionuese të jetës dhe çasti më i bukur kur u shpall ‘Artistja e Re më e Mirë’.

“Kur fitova çmimin Grammy si ‘Artistja e Re më e Mirë’ pata një adrenalinë të paparë. Kur thirrën emrin tim, u bllokova. Isha shumë nervoze. Lady Gaga ndodhej në vendin e parë dhe më dhuroi një puthje nga larg. Oh Zot, truri nuk po më funksiononte. Por ia dola të thoja diçka. Do të doja të kisha folur më rrjedhshëm, por jam krenare që arrita të përshëndes të gjitha koleget e mia femra, sepse kjo ishte ajo që doja me patjetër të bëja.“- u shpreh Dua.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dua lipa dua ne kopertinen e elle elle dua lipa dua ne kopertinen e elle elle

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Prill 2019, 10:18

I vjedhin këngën, Ronela Hajati revoltohet keq

Këngëtarja, Ronela Hajati njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe pa komplekse dhe kur ka diçka që nuk shkon, apo nuk i pëlqen, ajo nuk rezervohet...