Bota

Vendi i parë që aprovoi! Rusia cakton çmimin e vaksinës për vaksinën kundër koronavirusit

13 Gusht 2020, 14:46 Nga DOSJA
Vendi i parë që aprovoi! Rusia cakton çmimin e vaksinës

RUSI- Pas dy ditësh që Rusia u bë vendi i parë në botë që regjistroi një vaksinë kundër virusit të koronës të quajtur Sputnik V, është bërë e ditur se sa do të jetë çmimi i saj. Kryetari i bordit të drejtorëve të kompanisë R-Pharm, Alexei Repik në një intervistë për kanalin televiziv Rusia-24, tha se çmimi i vaksinës ruse kundër virusit të koronës për tregun ndërkombëtar fillimisht do të jetë së paku 10 dollarë për dy doza.

“Sipas vlerësimeve tona, çmimi do të jetë së paku 10 dollarë për dy doza, për tregun e eksportit,” i tha ai

Ndër të tjera ai tha se se seria e parë do të jetë e shtrenjtë sakaq çmimi i saj do të bëhet më e lirë kur prodhimi i saj të arrijë në një shkallë të mjaftueshme industrial.

Presidenti rus Vladimir  Putin dy ditë më parë njoftoi se është aprovuar vaksina ruse kundër Covid-19 dhe se sipas tij është efektive.  Për këtë reaguan shumë ekspertë ndërkombëtarë duke thënë se vaksina nuk kishte kaluar të gjitha kontrollet dhe se do të ketë efekte anësore. Gjithashtu vaksina ruse nuk është aprovuar as nga Organizata Botërore e Shëndetit, të quajtur “Sputnik V”. Trajtimi nuk do të kalojë në testet e fazës III, të cilat matin efektivitetin.

Burimi:alta.ru

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei repik vakina kunder koronavirusit alexei repik vakina kunder koronavirusit

Sondazh

Poll