Dominojnë lindjet, pavarësisht Covid-19, më pak vdekje këtë tremujor se në 2019
12 Gusht 2020, 20:07Nga DOSJA
TIRANË– Pavarësisht egërsimit të COVID-19 në dy muajt e fundit dhe vdekjeve të shkaktuara prej tij, të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujroin e dytë të këtij viti numri i vdekjeve ka shënuar një rënie prej 3,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2019.
Të dhënat tregojnë se numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2020 është 6.124, duke shënuar një rënie me 8,0 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2019.
Por, gjatë këtij tremujori, numri i lindjeve tejkalon me 1.135 numrin e vdekjeve.
Në tremujorin e dytë 2020 shtatë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në pesë qarqe, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative. Në tremujorin e dytë 2020 vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 709 numrin e vdekjeve, ndërsa ajo më e vogël regjistrohet në qarkun e Vlorës, ku vdekjet tejkalojnë me 80 numrin e lindjeve.
Lindjet
Në tremujorin e dytë 2020 dy qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa në dhjetë qarqe ka pasur rënie. Në tremujorin e dytë 2020 numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.973 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 121 lindje. Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 e ka qarku i Gjirokastrës me 5,2 %, rënien më të madhe e ka qarku i Kukësit, me 37,0 %.
Vdekjet
Në tremujorin e dytë 2020 shtatë qarqe të vendit kanë shënuar rënie të numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa pesë qarqe kanë shënuar rritje. Në tremujorin e dytë 2020 numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 117 vdekje, ndërsa ai më i lartë në qarkun e Tiranës, me 1.264 vdekje. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të dytë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 e ka qarku i Beratit, me 24,4 %, ndërsa rritjen më të madhe në përqindje e ka qarku i Gjirokastrës, me 9,9 %.
GREQI– Të gjithë pasagjerët që do fluturojnë për në Greqi nga data 17 Gusht deri më 31 Gusht, të cilët kanë një pasaportë të BE ose leje qëndrimi në Greqi, janë...
LEZHË-Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shëngjin. Mësohet dy makina janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën.Si pasojë e përplasje...
TIRANË– Saimiri Shera ka treguar fije e për pe përballë grupit hetimor se si ndodhi vrasja e taksistit Abdulla Budlla në Fushë Prezë. Përballë grupit hetim...
KORCË -Një aksident automobilistik u regjistrua pasditen e sotme në Korçë, në “Bulevardin Republika”. Mësohet se një këmbësor është përplasur nga nj...
TIRANË– Qyteti i Kukësit është në zi! Dy të rinj humbën jetën dhe një tjetër po lufton me vdekjen tek Spiali i Traumës. Ky ishte bilanci i një aksidenti tr...
TIRANË– Shpëtim Manaj dhe Klisman Uka, janë dy të rinjtë nga Kukësi, që humbën jetën pasditen e sotme në aksidentin tragjik tek Rruga e Kombit. Dosja.al ka...
TIRANË-Gazetari Artan Hoxha ka shpluhurosur arkivat dhe ka postuar në Facebook një video nga fushat me kanabis të 4 viteve më parë. Krahas videos, Hoxha ka...
TIRANË– Dy qytetarë kanë deklaruar se janë detyruar të blejnë vetë ushqime, ilaçe madje dhe pajisje oksigjenimi për të mbajtur në jetë familjarët e ...