Aktualitet

Kukësi në zi! Miq e familjarë u japin lamtumirën dy të rinjve që u shuan në aksident: Një ditë do takohemi në familjen

12 Gusht 2020, 19:21 Nga DOSJA
Kukësi në zi! Miq e familjarë u japin lamtumirën dy të

TIRANË– Qyteti i Kukësit është në zi! Dy të rinj humbën jetën dhe një tjetër po lufton me vdekjen tek Spiali i Traumës. Ky ishte bilanci i një aksidenti tragjik tek Rruga e Kombit, pasi një makinë e llojit “Golf”, doli nga rruga dhe u kthyer përmbys.

Dhe vdekja e Shpëtim Manajt e Klisman Ukës, ka përlotur të gjithë qytetin në Veri të Shqipërisë. Me dedikime e shkrime prekëse, faqet që mbajnë emrin e qytetit të Kukësit, dhe miq e të njohur, u kanë dhënë lamtumirën dy djemve që u shuan sot.

Dite Zie per Kukesin sot. Dita e sotme rezultoi me pasoja per dy vellezerit tane,Shpetim Mani dhe Klisman Uka,te cilet u ndane nga jeta si pasoje e aksidentit tragjik qe ndodhi diten e sotme.Shprehim ngushellime per familjen Uka dhe Mani , Zoti I past qu në xhenet,”- shkruan një faqe krah fotos së dy të rinjve.

Gjithmon nzemrat tona do jeni, inshaAllah nje dit takohemi nfamiljen e madhe te xhehnetit Klisman Uka , Shpetim Manaj,”- shkruan një mik i të rinjve.

Sot pasdite nderroj jete shoku im Klisman Uka ne nje aksident ne autostraden Kukes-Morine. Zoti te dergofte ne xhenet bro,”- shkruan një tjetër mik.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme. Mjeti i llojit “Golf”, doli nga rruga në autostradën Kalimash-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit, në vendin e quajtur “Shkodra Beton” dhe u përmys. Për pasojë Shpëtim Manaj ndërroi jetë në vend, Klisman Uka ndërroi jetë në spitalin e Traumës, ndërsa drejtuesi i makinës Samet Elezi, ndodhet në gjendje të rëndë tek spitali i Traumës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne rrugen e kombit klisman uka shpetim manaj aksident me vdekje ne rrugen e kombit klisman uka shpetim manaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2020, 17:38

LEZHË– Një qytetar nga Lezha ka ngritur shqetësimin se vëllai i tij po vijon të mbahet në spitalin COVID 2 prej tre ditësh, ndonëse tamponi për Covid-19 i ...