Nuk ka respiratorë në spitalet Covid! Qytetari: Babit ia bleva 1500 euro, çdo ditë u jap infermiereve nga një 50-she në do
TIRANË– Dy qytetarë kanë deklaruar se janë detyruar të blejnë vetë ushqime, ilaçe madje dhe pajisje oksigjenimi për të mbajtur në jetë familjarët e tyre që janë të infektuar me Covid-19 dhe janë të shtruar në spitalet shtetërore. Përpara kamerës së Tema TV, qytetarët tregojnë se pajisja kushton 1500 euro dhe ata ia kanë blerë vetë pajisjen, sepse në spitale u është thënë se nuk ka.
Qytetarët pohojnë se gjendja shëndetësore e familjarëve të tyre është përkeqësuar, pasi siç pohojnë ata nuk u është ofruar oksigjenimi i rregullt. Njëri prej tyre shprehet se u jep edhe infermiereve nga 50 mijë lekë në dorë, në mënyrë që babai i tij të mos vuajë dhe të mos keët ankesa për shërbimin.
Pyetje: Çfarë keni aty?
Qytetari: Duhet marrë vetë aparatura. Filtron ajrin, bën 1500 euro. Maskën e kam blerë 200 euro.
Pyetje:A keni garanci që aparati do të përdoret vetëm për prindin tuaj?
Qytetarja: Nuk kemi fare besim. I çojmë ushqime dhe nuk e ushqejnë. Nuk merr vitaminat e duhura, i ka rënë imuniteti. Paguaj çdo infermiere nga 50 mijë lekë. Prindi më thotë më merr të vdes në shtëpi.
Edhe kjo qytetare ka disa ditë që mundohet të marrë informacion për dy prindërit. Ajo ka udhëtuar nga Franca për t’iu gjendur pranë familjarit të saj.
“Babain tim e mora qëparë me Viber. Ju e patë në çfarë gjendje ishte. Nuk shkon dot në tualet, nuk ka një infermiere që merret me të. Unë nuk e solla në këtë gjendje. Ata i kanë lënë aty dhe nuk merret njeri. I shohin që janë 69 vjeç dhe nuk u dhimbset. Ka temperaturë, nuk i japin ilaç. Të më thonë t’ia blej unë ilaçet të gjitha,”– thotë ajo.
Por si mund të ndodhë diçka e tillë? Herë pas here përmes rrjeteve sociale, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama, kanë vënë në dijeni qytetarët për furnizimin me pajisje respiratore. Për herë të fundit, 30 respiratorë të rinj iu shtuan spitaleve të vendit në muajin qershor.
Çfarë ka ndodhur me këto pajisje?
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
FOTO/ Përplasen katër automjete në Rrogozhinë, njëra përmbyset
RROGOZHINË– Katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën tek rrethrrotullimi i RRogozhinës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Makinat janë përplasur ...
ME VIDEO/ Rrëshket dheu tek “Uji i Ftohtë” në Tepelenë, pema zë poshtë disa automjete
TEPELENË– Disa automjete, mes tyre edhe një furgon janë zënë poshtë nga një pemë nga një sasi e madhe dheu. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në “Ujin e ...
Remonti në kabina, ja zona ku do të shkëputet energjia ditën e nesërme në Tiranë
TIRANË -Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për banorët e Tiranës. Si pasojë e remontit në kabinë 20 kv në...
Rëndohet bilanci i aksidentit tek Rruga e Kombit, humb jetën edhe një nga të plagosurit, shkon në dy numri i viktimave
KUKËS– Numri i viktimave në aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kombit, pasditen e sotme ka shkuar në dy. Mësohet se një nga dy personat që mbetën të plagpsur...
EMRAT + PROFILE/ ‘Ngritën në këmbë’ drejtësinë italiane, kush janë 9 të rrezikshmit shqiptarë që u ekstraduan, mes
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur emrat dhe detaje nga e shkuara e ‘errët’ e nëntë shqiptarëve që u ekstraduan ditën e sotme në Itali. Mësohet se ata janë: Luan...
6 km radhë në Kakavijë/ Emigrantët torturohen për orë të tëra në kufi në temperatura të larta, shkak pala greke që p
GJIROKASTËR– Radha e emigrantëve që synojnë të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Greqisë, përmes doganës së Kakavijës ka shkuar në 6 kilometra. Mësohet se shka...
Çifti që ka dyqan ëmbëlsirash dhe sportelet e postës, zbardhen vatrat e reja në Lezhë, ja ku ka depërtuar Covid-19
LEZHË– Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me 12 rastet e konfirmuara me Covid-19 në Lezhë. Mësohet se mes tyre është një çift bashkëshortësh që ...
Miratohen mbi 5 mijë paga lufte shtesë për muajin qershor, përfitojnë punonjësit e transportit rrugor dhe të larguarit ng
TIRANË– Punonjësit e transportit rrugor dhe të larguarit nga puna kanë marrë mbi 5 miëj paga lufte shtesë, të cilat janë miratuar nga Qeveria. Lajmin e ka ...
Një muaj në spital, ish-deputeti i PS-së thirrje nga shtrati, Toçi: Ndalni o njerëz…“Shefqet Ndroqi” ka mbi 200 të s
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste ka bërë një apel të fortë nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ku qëndron i shtruar pavarësisht se mposhti Covid-19. Për...