Aktualitet

Artan Hoxha bëhet nostalgjik dhe rrëmon nëpër arkiva, poston videon nga parcela me kanabis: Është rritur çmimi, duroni dh

12 Gusht 2020, 18:30 Nga DOSJA
Artan Hoxha bëhet nostalgjik dhe rrëmon nëpër arkiva, poston

TIRANË-Gazetari Artan Hoxha ka shpluhurosur arkivat dhe ka postuar në Facebook një video nga fushat me kanabis të 4 viteve më parë. Krahas videos, Hoxha ka zbuluar lëvizjen e çmimeve në tregun e hashashit.

Sipas tij, cmimi është rritur si në tregun vendas dhe në tregun ndërkombëtar. Gazetari shton, se nuk ka më hektarë të mbjellur, por vetëm parcela të vogla si kërpudhat pas shiut.

Në fund Hoxha bën thirrje për durim, duke thënë se për pak ditë do të mblidhet dora e parë e prodhimit.


Postimi i plotë

Nostalgji… Duke germuar ne arkive… U ka marre malli per pak gjelberim, ne keto dite te nxehta vere?! Nuk ka ndryshuar ndonje gje e madhe. Thjeshte eshte rritur çmimi ne tregun nderkombetar dhe padiskutim eshte rritur çmimi ne tregun vendas. Nese para 4 vitesh, kushtonte 1000 euro kur e zbarkoje ne Itali, sot 1000 euro, ta blejne ne fund te parceles. U shtua fuqia punetore, nga krahu i lire qe e izoloi covid19 ne Shqiperi, apo nga “pagat e luftes” te paketes Rama-Ahmetaj, qe nuk mberriten kurre tek ata qe ishin te papune. Sigurisht nuk ka me parcela te mbjella me hektare te tere, por ka parcela te vogla, shperndare si kerpudhat mbas shiut, ne te gjithe vendin… Jemi mire, jemi mire… Duroni dhe pak dite, sa te mbledhim doren e pare te prodhimit…

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha parcela ma kanabis artan hoxha parcela ma kanabis

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2020, 17:38

LEZHË– Një qytetar nga Lezha ka ngritur shqetësimin se vëllai i tij po vijon të mbahet në spitalin COVID 2 prej tre ditësh, ndonëse tamponi për Covid-19 i ...