Aktualitet

Remonti në kabina, ja zona ku do të shkëputet energjia ditën e nesërme në Tiranë

12 Gusht 2020, 17:18 Nga DOSJA
Remonti në kabina, ja zona ku do të shkëputet energjia ditën

TIRANË -Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për banorët e Tiranës. Si pasojë e remontit në kabinë 20 kv në Farkë, do të ketë shkëputje të përkohshme të energjisë në zonën përreth.

Punimet do të kryhen në intervalin kohor 09:00-12:00 dhe gjatë kësaj periudhe do të mbesin pa energji bizneset private pranë rrethrrotullimit të TEG Farkë. Ndërsa pjesa tjetër e konsumatorëve do furnizohet në unazë nga fideri 20 kV 323 Selitë.

Njoftim i OST për abonentët #Tiranë

Stakim, 13 gusht

Në vijim të punimeve që po kryen OST për instalimin e sistemit të matjes , nesër, 13 gusht do të kryhet remont në kabinën 20 kV “Ibrahim Plaku” që furnizohet nga Fiderit E1 (20kV) i N/stacionit Farkë.

Punimet do të kryhen në intervalin kohor 09:00-12:00 dhe pa energji do të mbeten bizneset private që furnizohen nga kjo kabinë pranë rrethrrotullimit të TEG Farkë.

Pjesa tjetër e konsumatorëve do furnizohet në unazë nga fideri 20 kV 323 Selitë

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nderpreja e energjise oshee nderpreja e energjise oshee

Sondazh

Poll