Editorial

Rodeni shqiptar

12 Gusht 2020, 12:00 Nga DOSJA
Rodeni shqiptar

TIRANË- Kur mora vesh lajmin se skulptori Arben Bajo ndërroi jetë, diçka brenda meje u shemb. Kisha komunikuar me të pak kohë më parë dhe ishte plot opitimizëm, njësoj si atëherë kur ishte student në Akademi. Ishte viti 89 kur më tregoi një punim të tij në baltë. Një skllav në gjunjë që sapo kishte këputur prangat. Ishte koha kur pëshpëritjet kundër sistemit kishin filluar të pëshpëriteshin me gjysmë zëri. Më pyeti: -Si të duket? Shumë ndryshe nga ajo që kam parë deri tani – I thashë. Por ajo që më bëri më shumë përshtypje ishin format e shpërpjesëtuara të skllavit ku binte në sy koka e madhe.

Duket se kish dashur të thoshte se ne të gjithë jemi skllevër të mendimit. I tillë ishte Beni, antikonformist. Studioi realizmin socialist ku heroi duhet të ishte heroik, i stërmadh, mbinjerëzor, triumfues, por syri i artistit e donte edhe heroin njerëzor, të thyeshëm, jo stoik të shtampuar. Njësoj si skllavi i tij, këputi prangat e realizmit socialist. Njohja me artin bashkëkohor në Greqi ku emigroi, e zhvilloi më tej talentin e tij. Si askush tjetër në ekspozitat e tij, spikat stilizimi i formës, detaji i ekzagjeruar që i jep më tepër shprehje karakterit të personazhit. Raporti i forcës shprehëse te skulpturat e Benit, nuk qëndron te madhësia e bustit, por tek dimensioni i brendshëm i shprehjes së karakterit. Kryevepra e tij është statuja e At Zef Pëllumbit, një trashëgimi e vyer e skulpturës monumentale për gjithë brezat që do të vijnë.

 Aty, mjeshtëria e artistit ka arritur në madhësinë e forcës shprehëse të Atit të shenjtë. Kjo skulpturë flet. Duket sikur bashkëbisedon me të. Mjeshtëria e Benit na e sjell atë të gjallë mes nesh. Ati lutet për gjithë mëkatet tona. Vështrojeni me kujdes. Është mishërimi më i arrirë i shpirtit kristian. At Pëllumbi që meshon duke shtrënguar me dy duart biblën. Portreti i tij që na i fal të gjitha padrejtësitë që i janë bërë në jetë. Kjo vepër e punuar me kaq shumë art, flet për një dimension të ri cilësor të artit figurativ, për të na lejuar ta cilësojmë autorin pa kompliment si Rodenin shqiptar.

Në ekspozitat e tij spikat detaji që merr spunto nga realiteti, duke e deformuar atë. Kërkon të shprehë vuajtjen njerëzore. Veprat e tij kanë diçka nga vargjet e Poemës se Mjerimit të Migjenit. Karakteret e deformuara pasqyrojnë realitetin tonë të mbrapshtë, ku mirësia humbet dhe njeriu në gur transformohet për të mbijetuar. Një art i prerë në mes. Një ëndërr e pa realizuar plotësisht. E vajtojnë skulpturat e tij njerëzore. Figurina të shpërfytyruara gjysmë të gjalla. Ato qajnë me lot gjaku. Çirren, hungërijnë, bërtasin, por veshët tanë janë të shurdhët. Ato janë më të ndjeshëm ndaj skulpturave të shëmtuara të politikës. Fatkeqësisht shoqëria jonë, i vlerëson artistët kur ata nuk janë më mes nesh. 

Nuk ishte deputet i kuvendit që të kishte vëmendjen e duhur të shoqërisë. Ishte deputet i artit dhe si i tillë nuk pati vëmendjen e duhur. Por ai na fal. Njësoj si At Pëllumbi i skulpturës së tij. Na fal Artisti ynë që nuk t’u gjendëm pranë. Ne krenohemi me artin e statujave të tua. Ato flasin. Nuk janë prej guri a bronxi. Jo, janë të gjalla. Flasin me zërin tënd të përjetshëm!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial arben bajo covid i merr jeten skulptorit bajo ilir gjini arben bajo covid i merr jeten skulptorit bajo ilir gjini

Sondazh

Poll

Editorial 11 Gusht 2020, 17:53

Ky është terrorizëm, jo kanosje

Nëse nuk do ta kisha parë nga kamerat e hotelit, ngjarjen e Pogradecit, çdo dëshmitari okular do ti thosha gënjeshtar. Shkaku është I thjeshtë. Në këtë v...

Editorial 6 Gusht 2020, 05:14

Tregimi i shkurtër i Hemingwayit në Kosovë

Si po i prin Kosova COVID-it në botë2. Në klasat e shkrimit kreativ të universiteteve amerikane mund të jetë shkas i mirë fillimi i orës me pesë a gjashtë fjalë...

Editorial 2 Gusht 2020, 12:30

Si i ndryshoi Covid-19 blerjet e ushqimeve

Në një ekonomi me distancë sociale, sektorë të ndryshëm të ekonomisë do të detyrohen të ndryshojnë, sidomos dyqanet ushqimore. Në fund të marsit shihje radhë të...