Editorial

Tregimi i shkurtër i Hemingwayit në Kosovë

6 Gusht 2020, 05:14 Nga DOSJA
Tregimi i shkurtër i Hemingwayit në Kosovë

Si po i prin Kosova COVID-it në botë

2. Në klasat e shkrimit kreativ të universiteteve amerikane mund të jetë shkas i mirë fillimi i orës me pesë a gjashtë fjalët e rrëfimit të Hemingwayit për të zënë kapacitetin dramatik të përshkrimit të ankthit, në këtë rast të humbjes së një foshnje në sa më pak fjalë, ashtu siç e kuptojnë pak a shumë tregimin fitimtarë të bastit.

Në klasat e shkencave politike, deklarata 38-fjalëshe e Ambasadës amerikane për gjendjen e koronavirusit në Kosovë mund të hyjë si përshkrimi më ekonomik i ankthit të theqafjes së një shoqërie a shteti.

Në tridhjetë e tetë fjalë zihen tri momente themelore të dramës së tanishme kosovare. ‘Përkeqësimi i aftësisë për t’u marrë me pacientët Covid-19’ tregon për një lëvizje cilësore, pra prej një gjendjeje ku kishte aftësi për t’u marrë me pacientët, në një gjendje ku ka gjithnjë e më pak aftësi për ta bërë këtë. ‘Mungesa e furnizimeve’ është cilësor i mëtejmë i këtij përkeqësimi; me faktin se furnizimi në sistemin publik të shëndetësisë është prerogativë e shtetit, atëherë përgjegjës për mungesën është shteti, gjegjësisht pushteti. Dhe, në fund flitet për ‘masa të pazbatuara të sigurisë’, që flet për pamundësinë e institucioneve të shoqërisë/ shtetit për të vendosur kontrollin në sjellje publike.

Si rezultat, ashtu si pjesa më e dhimbshme te rrëfimi i Hemingwayit, është konstatimi se këpucët e bebes qenë të papërdorura, në kumtesën e Ambasadës amerikane Kosova përshkruhet si vendi me ‘nivelet më të larta të infeksioneve të reja të COVID-19 në botë’.

3. Në një fjali të zgjeruar të tregimit të Ernest Hemngwayit, Kosova prin sot me numrin e infektimeve të koronavirusit në botë, sepse po tregon më pak aftësi menaxhimi sesa për para, nuk tregon aftësi për furnizimet e nevojshme për ta luftuar pandeminë dhe nuk është e aftë për të zbatuar masat e sigurisë që do të pengonin infektimet e mëtejme. Ky është përshkrim i pafuqisë së shtetit në kufi të një rreziku tjetër, prishjes së kontratës bazike shoqërore. Pra, nëse shteti nuk është i aftë (apo mjaftueshëm i aftë) për të përmbushur obligimet e veta ndaj popullatës – e ky është përshkrimi i Ambasadës amerikane atëherë faza tjetër është mosbesimi i qytetarëve në institucionet e shtetit. Kjo fazë tashmë ka filluar. Sipas së njëjtës kumtesë të Ambasadës amerikane thuhet se ‘megjithëse masat për distancimin shoqëror dhe maska për fytyrën janë të detyrueshme, rregullat shpërfillen haptazi në vende publike, si restorante, dyqane dhe kafene’. Kjo shpërfillje quhet, në një instancë të vogël, por domethënëse, padëgjueshmëri qytetare. Në këtë rast, dhe për fat të keq në nivel të tërë shtetit, tashmë ekziston një mosbesim mes qytetarëve dhe shtetit në përballjen me pandeminë.

Rritja eksponenciale e infektimeve ka ndodhur në vendin e njëjtë, me popullatë të njëjtë, me sistem mjekësor të njëjtë. Por mes Kosovës, që ishte në vendet e para për nga parandalimi i infeksioneve të reja dhe Kosovës, që është ndër vendet e para për nga infektimet e reja në nivel botëror, ndodhi një krizë politike. Një Qeveri që u ndërtua me parullën ‘Beso’ u rrëzua me parullën ‘Mos beso’. Të tjerat janë, pastaj, pasoja.

4. Në përshkrime të gjendjes çfarë po përjeton Kosova më duket se janë më të lehta përshkrimet me ekonomizim të fjalëve, ato telegrafike.

Në ditët në vijim nuk do të jetë më e mundur të flitet se si të rritet performanca e Qeverisë, se si të forcohet inspektimi apo të rriten dënimet e policisë.

Tashmë ka kaluar ajo gjendje; në analogjinë e Hemingwayit, ajo bebe nuk ka nevojë më për këpucë. Tash po hyjmë në kohën kur nevojitet një kontratë e re mes qytetarëve dhe pushtetit.

Marrë nga Koha.net

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial veton surroi veton surroi

Sondazh

Poll

Editorial 2 Gusht 2020, 12:30

Si i ndryshoi Covid-19 blerjet e ushqimeve

Në një ekonomi me distancë sociale, sektorë të ndryshëm të ekonomisë do të detyrohen të ndryshojnë, sidomos dyqanet ushqimore. Në fund të marsit shihje radhë të...

Editorial 30 Korrik 2020, 08:49

Dhe Covid trokiti në familjen time

Kosova është po aq e varfër, shkallmuar në kapacitetet e veta shëndetësore dhe e shtrydhur nga derdhja korruptuese e parasë publike, por gjatë pranverës kishte ...

Editorial 30 Korrik 2020, 12:50

Covid 19 dhe Zgjedhjet Parlamentare 2021!

As pandemia Covid që infektoi parlamentarët dhe as ndonjë “kritikë” e thënë me gjysëm zëri nga Ambasadorët, nuk e ndaluan K/ministrin  e Partisë Socialiste dhe ...