Editorial

Sherr në Radhimë, qytetari kundërshton punonjësit e Agjencisë së Bregdetit: Plazhi është i imi

11 Gusht 2020, 11:52 Nga DOSJA
Sherr në Radhimë, qytetari kundërshton punonjësit e

VLORË- Një konflikt ka ndodhur sot në mesditë në Vlorë. Në një njoftim për mediat Policia e Vlorës njofton se një qytetar ka kundërshtuar me dhunë  punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, pasi pretendonte se posedonte një hapësirë plazhi në këtë zonë.

Policia pasi ka marrë njoftim për ngjarjen ka nisur kërkimet për autorin, por ai është larguar dhe po punohet për kapjen e tij.

 “Rreth orës 12:10, në plazhin e Radhimës, punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, gjatë ushtrimit të detyrës për kontrollin e plazheve janë kundërshtuar nga një shtetas, i cili pretendonte se posedonte një hapësirë plazhi në këtë zonë.

Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. A,  dyshohet se ka kanosur punonjësit për shkak të detyrës dhe më pas ky shtetas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekie të këtij shtetasi dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial policia vlore sherr per plazhi ne radhime policia vlore sherr per plazhi ne radhime

Sondazh

Poll

Editorial 6 Gusht 2020, 05:14

Tregimi i shkurtër i Hemingwayit në Kosovë

Si po i prin Kosova COVID-it në botë2. Në klasat e shkrimit kreativ të universiteteve amerikane mund të jetë shkas i mirë fillimi i orës me pesë a gjashtë fjalë...

Editorial 2 Gusht 2020, 12:30

Si i ndryshoi Covid-19 blerjet e ushqimeve

Në një ekonomi me distancë sociale, sektorë të ndryshëm të ekonomisë do të detyrohen të ndryshojnë, sidomos dyqanet ushqimore. Në fund të marsit shihje radhë të...

Editorial 30 Korrik 2020, 08:49

Dhe Covid trokiti në familjen time

Kosova është po aq e varfër, shkallmuar në kapacitetet e veta shëndetësore dhe e shtrydhur nga derdhja korruptuese e parasë publike, por gjatë pranverës kishte ...