Editorial

Furnizoheshin me kanabis dhe heroinë nga Shqipëria, shkatërrohet grupi i drogës në Greqi, në mesin e të arrestuarve edhe

5 Gusht 2020, 19:37 Nga DOSJA
Furnizoheshin me kanabis dhe heroinë nga Shqipëria, shkatërrohet

GREQI-Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal të trafikut të drogës mes Greqisë dhe Shqipërisë. Hetuesit kishin vënë në përgjim grupin prej kohësh dhe ishin në dijeni të lëvizjeve të tyre. Anëtarët e grupit, kanë kryer 900 dërgesa me drogë në Igumenicë, duke siguruar një shumë mbi 90 mijë euro.

Në kuadër të operacionit, u arrestua kreu i grupit kriminal, 3 furnizuesit e drogës, 3 gra, dy banorë të zonës dhe një i huaj. Gjithashtu policia ka identifikuar edhe një banor tjetër i zonës dhe një i huaj, si pjesë e grupit kriminal.

Sipas mediave greke, një nga anëtarët e grupit ishte nga Shqipëria dhe detyra e tij ishte sigurimi i kanabisit dhe heroinës.

Gjatë operacionit u sekuestruan 14.415 euro, kallashnikovë, 20 karikatorë, dy thika, 5 telefona, 2 peshore, 126 kapsula me drogë, materiale për mbështjelljen e lëndës narkotike. Të arrestuarit pritet të dalin përpara prokurorit të Thesprotisë, ndërsa hetimi vijon ende.

Marrë dhe përshtatur nga Epiruspost.gr

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial arrestohet furnitori shqiptar i droges grupi i droges ne greqi arrestohet furnitori shqiptar i droges grupi i droges ne greqi

Sondazh

Poll

Editorial 2 Gusht 2020, 12:30

Si i ndryshoi Covid-19 blerjet e ushqimeve

Në një ekonomi me distancë sociale, sektorë të ndryshëm të ekonomisë do të detyrohen të ndryshojnë, sidomos dyqanet ushqimore. Në fund të marsit shihje radhë të...

Editorial 30 Korrik 2020, 08:49

Dhe Covid trokiti në familjen time

Kosova është po aq e varfër, shkallmuar në kapacitetet e veta shëndetësore dhe e shtrydhur nga derdhja korruptuese e parasë publike, por gjatë pranverës kishte ...

Editorial 30 Korrik 2020, 12:50

Covid 19 dhe Zgjedhjet Parlamentare 2021!

As pandemia Covid që infektoi parlamentarët dhe as ndonjë “kritikë” e thënë me gjysëm zëri nga Ambasadorët, nuk e ndaluan K/ministrin  e Partisë Socialiste dhe ...

Editorial 29 Korrik 2020, 08:38

Si do ta kujtojmë Covid-19?

Londër– Në thelb, historia mund të ndahet në dy pjesë:në atë që na pëlqen ta kujtojmë, dhe atë që përpiqemi vazhdimisht ta harrojmë. Ne britanikët kemi qe...