Aktualitet

Aksion me të shtëna/ RENEA ‘blindon’ Peqinin, rrethon pranë burgut Talo Çelën, një nga armët e gjetura në Shkumbin e

11 Gusht 2020, 20:46 Nga DOSJA
Aksion me të shtëna/ RENEA ‘blindon’ Peqinin, rrethon

PEQIN– Talo Çela, i shumëkërkuari për disa ngjarje kriminale është rrethuar mbrëmjen e sotme nga forcat RENEA. Tre ditë pasi polumbarët gjetën dy armë zjarri në lumin Shlumbin, ekspertiza ligjore ka zbulurar se njëra prej tyre është përdorur në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, mikut të Çelës.

Për ketë arsye, pas marrjeve të informacooneve për vendndodhjen e Talo Çelës, edhe pse ditët e fundit kanë dëashtuar tre operacione për kapjen e tij, RENEA ka zbarkuar në Peqin.

Lagjia e rrethuar është lagjia Teqe, pranë burgut në Peqin. Ky aksion është shoqëruar edhe me përplasje armësh mes të shumëkërkuarit dje efektivëve. Në vijim priten detaje të tjera, për të parë nëse ky operacion do të vendosë në pranga të shumëkërkuarin.

Forcat RENEA kanë ushtruar gjithashtu kontrolle në disa shtëpi në Peqin, pas dy vrasjeve të bujshme të ndodhura në qytetin e Elbasanit, ajo e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Kush është Talo Çela?

Talo Çela është shpallur në kërkim edhe për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, ngjarje e ndodhur më 9 prill të vitit të shkuar. Aki akuzohet se për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

Vrasjet në Elbasan

Aktualisht në burg për dy vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe masakrimin për vdekje të Regis Runajt, janë lënë dy të rinjtë, Xhuliano Hoxha dhe Euglen Halili. Ky i fundit akuzohet se ka masakruar duke goditur 27 herë me thikë Regis Runajn, mbrëmjen e 29 korrikut, pasi të dy bashkë, edhe nën shoqërinë e Hoxhës, konsumuan lëndë narkotike. Dy të arrestuarit, akuzohen gjithashtu se kanë pasur rolin e informatorit në ekzekutimin e Ramazanit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet peqin rena ne peqin peqin rena ne peqin

Sondazh

Poll