Aktualitet

Ndërpritet energjia elektrike në Farkë dhe Lundër, ja në cilat data dhe orare nuk do të kenë drita këto zona

11 Gusht 2020, 20:28 Nga DOSJA
Ndërpritet energjia elektrike në Farkë dhe Lundër, ja

TIRANË– Farka, dhe zonat pranë Saukut do të mbeten pa energji elektrike pasi është njoftuar ndërprerja e saj. Përmes një njoftimit zyrtar, bëhet me dije nga OST-ja se më datë 12 gusht nga ora 09:00-12:00, në Farkë nuk do të ketë energji elektrike.

Ndërsa më 14 gusht Nst Traktora  nga ora 09:00-12:00, nuk do të ketë energji elektrike. Shkak për këtë mësohet se është bërë implementimi i projektit dhe instalimi i matësave të rinj elektronik në n/stacione.

Njoftimi i OST-së:

Sistem të ri matje në n/stacione, Punime të OST në Farkë dhe Traktora, 12 dhe 14 gusht. Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST Sh.A) është duke implementuar prej një viti projektin e instalimit të matësave të rinj elektronik në n/stacione. Sipas planit, OST do të punojë në Nst Farkë dhe Traktora (#Tiranë) instalimi i matësave te fiderat 20kV, prandaj dhe #OSSH është e detyruar të stakojë energjinë elektrike në datat, oraret dhe zonat si vijon:

12 gusht Nst Farkë 09:00-12:00

Zonat pa energji: Farkë (pranë kopshtit Botanik), Stallat Sauk dhe TEG

14 gusht Nst Traktora 09:00-12:00

Zonat pa energji: Lundër dhe Farkë

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lundra dhe farka pa drita tirane lundra dhe farka pa drita tirane

Sondazh

Poll