Politike

Protesta e 13 Prillit/ Thirrja e Balliut: Nëse u sulmojnë me gaz, përgjigjuni me të njëjtat mjete

9 Prill 2019, 19:43 Nga DOSJA
Protesta e 13 Prillit/ Thirrja e Balliut: Nëse u sulmojnë me gaz,

TIRANË- Banorët e Unazës së Re vijojnë me protestën e tyre kundër projektit, i cili prek dhe dëmton banesat e bizneset e tyre. Ata kërkojnë nga qeveria anulimin përfundimtar të projektit, I cili sipas tyre është abuziv dhe korruptiv.

Në mbështetje të banorëve, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 13 prillit kundër Edi Ramës, tha se ky i fundit duhet shporrur njëherë e mirë, teksa shtoi se qytetarë duhet t’u përgjigjen, nëse sulmohen me gaz.

“Revolucioni fillon më datë 13 prill dhe përfundon deri sa ky spiun të zhduket.Qytetarët duhet t’iu përgjigjen me të njëjtat mjete, nëse iu hedhin gaz, përgjigjuni me gaz. Bashkohuni dhe zhdukini këta që iu mbytën fëmijët me gaz lotsjellës.Pamjet sot në ‘Bregun e Lumit’ kanë shokuar të gjithë opinionin publik dhe të kujtonin hyrjen e serbit në Kosovë.Vetëm pushtuesi mund të hedhë gaz lotësjellës, siç hodhi Sandër Kimiku ndaj qytetarëve të tij”, u shpreh ish deputeti Klevis Balliu.

Kjo protestë e mbrojtjes së sotme vjen pas ngjarjeve të dy ditëve të fundit, ku Policia dhunoi banorët e ‘Bregut të Lumit’ të cilët i sulmoi me gazlotësjellës duke u shembur shtëpitë, edhe pse ka një vendim të Këshillit Bashkiak për ti dëmshpërblyer.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klevis balliu protesta e opozites 13 prill 2019 unaza e re klevis balliu protesta e opozites 13 prill 2019 unaza e re

Sondazh

Poll