Politike

Grabitja e vitit, Pjerin Ndreu i del në krah policëve: Ata rrezikuan jetën

9 Prill 2019, 19:09 Nga DOSJA
Grabitja e vitit, Pjerin Ndreu i del në krah policëve: Ata rrezikuan

TIRANË– Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu me anë të një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me grabitjen e 10 milion eurove nga aeroporti i Rinasit.

Në reagimin e tij, Ndreu shkruan se policët rrezikuan jetën dhe reaguan në mënyrë të menjëherëshme dhe profesionale.

“Policët rrezikuan jetën dhe reaguan në mënyrë të menjëhershme dhe profesionale. Homopolitikanët me argumentet e tyre janë shëmtia e gjithë kësaj shoqërie që gjejnë policët fajtorë gjithmonë edhe kur bëjnë detyrën më së miri!,”-shkruan Ndreu në Facebook.

Postimi i Ndreut në Facebook:

Grabitja e armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në pistën e aeroportit të Rinasit. 3 persona të armatosur me një makinë pa targa dhe që mbante mbishkrimin “Hetimi Tatimor” kanë vjedhur 10 milionë euro. Autorët janë përplasur me policinë. Policia ka vrarë njërin nga grabitësit. Deri më tani ka 40 të shoqëruar, dhe 4 urdhër arreste. Njëri prej grabitësve, dyshohet se është larguar me biçikletë drejt lagjes Bathore.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grabitja ne rinas pjerin ndreu tirane grabitja ne rinas pjerin ndreu tirane

Sondazh

Poll