Politike

Shembja e banesave te Bregu i Lumit/ Balliu: Shpronësimi me dhunë, banorët u prenë në besë

9 Prill 2019, 15:27 Nga DOSJA
Shembja e banesave te Bregu i Lumit/ Balliu: Shpronësimi me dhunë,

TIRANË- Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka komentuar situatën e tensionuar ditën e sotme, tek Bregu i Lumit,(Lexo këtu) ku prej dy ditësh banorët e kësaj zone që kundërshtojnë shembjen e banesave duke u përplasur me policinë dhe INUV.

I ftuar në emisionin “Top Talk” në studion e Top Channel, Balliu deklaroi se banorët e këtij loti nuk janë shpronësuar nga banesat e tyre, e atyre as nuk u janë garantuar kushtet minimale për strehim.

“Loti i parë dhe i dytë janë shpronësuar. Të gjitha ato shtëpi kanë të njëjtën problematikë, ndërsa në lotin e tretë qeveria me Bashkinë bënë vlerësimin për shtëpitë që sot po i prishin. E i prenë në besë banorët pas një marrëveshje që patën me ta. Kjo në shkelje të hapur të ligjit. Ligji e thotë qartazi, s’mund të shpronësosh një person pa i gjetur më parë kushtet për strehim”, u shpreh Balliu.

Ditën e sotme INUV-i shembi banesat te Bregu i Lumit. Gjatë aksionit të tyre banorët u përplasën me Policinë. 6 prej tyre u arrestuan ndërsa 3 të tjerë kanë përfunduar në spital. 3 efektivë police gjithashtu mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klevis balliu protesta tek bulevardi i ri shembja e banesave te bregu i lumit klevis balliu protesta tek bulevardi i ri shembja e banesave te bregu i lumit

Sondazh

Poll