Politike

Braçe në Shkodër, PD: Inspektoi institucionet e zhytura në korrupsion

9 Prill 2019, 15:09 Nga DOSJA
Braçe në Shkodër, PD: Inspektoi institucionet e zhytura në

SHKODËR– Ditën e sotme zv.kryeministri Erion Braçe në kuadër të turit të kontrolleve në administratën shtetërore, ka inspektuar drejtoritë rajonale në Shkodër. (Lexo këtu)

Gjatë inspektimeve, Braçe ka thënë se i ka gjetur ata në punë, por ndërkohë vendet bosh në insitucione duhen mbushur. Gjithashtu Braçe nuk ka lënë pa thumbuar edhe kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi për praninë e qenëve endacakë në qytet.

Pas largimit të Braçes një reagim ka ardhur edhe nga dega e PD në Shkodër. Sipas tyre, Braçe kërkoi ti hedhë edhe hi syve shkodranëve duke përmendur edhe blerjen e votave në zgjedhje.

“Braçe ka inspektuar disa nga institucionet ku mungon sherbimi dhe janë të zhytura në korrupsion, Zv/kryeministri me pafytyrësinë më të madhe, ka gjetur kohë të merret edhe me Shkodrën e shkodranët. Shkodra për ju vlen vetëm në kohë fushatash, kurse për PD ky qytet është simbol dhe vlerë e shtuar për mbarë Shqipërinë, ”-thuhet ndër të tjera në reagimin e degës së PD-së.

Reagimi  i plotë:

Numri 2 i oborrit mbretëror të qeverisë së oligarkëve na paska ardhur sot në Shkodër, në rutinën e tij të përditshme por ka harruar që Shkodra i di mirë pasojat e kësaj qeverie.
Perveç se ka inspektuar disa nga institucionet ku mungon sherbimi dhe janë të zhytura në korrupsion, Zv/kryeministri me pafytyrësinë më të madhe, ka gjetur kohë të merret edhe me Shkodrën e shkodranët.

Sot Braçe kërkoi ti hedhë edhe hi syve shkodranëve duke përmendur edhe blerjen e votave në zgjedhje, duke folur me siguri për blerje votash në Bashkinë Shkodër, por na lejoni t’ ju kujtojme se kjo aferë nuk është në ADN-në e Partisë Demokratike, aq me tepër kur të gjithë e dimë fitoren me 12 mijë vota diferencë në Shkoder në zgjedhjet e kaluara.
Jeni gabuar rende Braçe, gjeni një vend tjetër për të tilla akuza, përgjigjen Shkodra ty dhe të gjithë emisarëve të tu, u’a ka dhënë me kohë dhe reagimin e shkodranëve do ta merrni në çdo kohë.

Shkodra për ju vlen vetëm në kohë fushatash, kurse për Partinë Demokratike ky qytet është simbol dhe vlerë e shtuar për mbarë Shqipërinë.

Sot Shkodrës dhe shkodranëve i dhatë edhe një motiv më shumë për të protestuar me 13 prill dhe çdo ditë të vitit, deri në largimin tënd dhe të shefit tënd, tashmë të provuar nga organet e drejtësisë si hajdut i votës dhe të ardhmes së shqiptarëve.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike brace ne shkoder erion brace pd ne shkoder shkoder voltana ademi brace ne shkoder erion brace pd ne shkoder shkoder voltana ademi

Sondazh

Poll