Aktualitet

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Spanjë, policia zbulon fermën e marijuanës, 4 persona në pranga

11 Gusht 2020, 18:54 Nga DOSJA
Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Spanjë, policia

SPANJË -Agjentët e policisë në Velez-Malaga të Spanjës, kanë shkatërruar një bandë shqiptare të trafikut të drogës. Sipas mediave spanjolle, të arrestuarit janë të moshave 18-42 vjec. Ata merreshin me rritjen, tharjen dhe paketimin e drogës në një fermë në Axarquia.

Gjatë operacionit u sekuestruan 80 kg marijuanë e paketuar dhe gati për t’u shitur, 40 kg fara dhe 420 bimë të mbjella dhe një armë e llojit “shotgun”, municione të shumta, një thikë 40cm dhe 680 euro cash.

Hetimi nisi pas informacioni për kultivimin e një sasie të madhe marijuan, në një pronë të vjetër në Velez-Malaga. Hetuesi konfirmuan aktivitetin e paligjshëm, si dhe vunë në pranga përgjegjësit, të cilët merreshin me të gjitha proceset, që nga mbjellja e deri te shitja në tregjet ndërkombëtare.

Marijuana paketohej me qese vakumi në mënyrë që të lehtësonte transportin, por edhe të minimizonte aromat.

Burimi: Axarquiahoy.es

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banda shqiptare e droges ne spanje banda shqiptare e droges ne spanje

Sondazh

Poll