Aktualitet

E zhveshin thuajse lakuriq, dalin PAMJET, Policia e Vlorës ndalon vëllain e Daniel Zotajt dhe e kontrollon në rrugë

11 Gusht 2020, 18:51 Nga DOSJA
E zhveshin thuajse lakuriq, dalin PAMJET, Policia e Vlorës ndalon

VLORË– Videoja e mëposhtme tregon momentin kur vëllai i të arrestuarit Daniel Zotaj, është kontrolluar nga efektivët e Policisë së Vlorës.

Pamjet e filmuara një natë më parë dhe të publikuara nga Faxweb, tregon se si blutë e Vlorës, kanë zhveshur thuajse lakuriq, vëllain e 19-vjeçarit që është vënë në pranga për të shtënat e regjistruara një natë më parë në zonën e Lungomares në Vlorë, dhe e kontrollojnë.

Nuk dihet se për cilat arsye është shoqëruar vëllai i Zotajt.

Daniel Zotaj u arrestua nga Policia e Vlorës pasia akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri një natë më parë në lagjen “Uji i ftohtë” dhe ka kanosur pronarin e një hoteli në këtë zonë.

19-vjeçari rezultoi se është familjari i ish-gjyqtarit Alaudin Malajt, i cili reagoi dhe hodhi akuza mbi policinë e Shtetit. Sipas Malajt, Zotaj është marrë peng edhe tre vite më parë dhe këto gjëra ndodhin me urdhër të Artjon Dukës, kreu të Policisë së Vlorës.

Ish-gjyqtari ka regjistruar edhe një padi në SPAK kundrejt kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Dukajt, e efektivëve të tjerë. Malaj theksoi gjithashtu se sipas pamjeve filmike, i afërmi i tij Zotaj nuk ka patuir armë dhe këto akuza ngrihen qëllimisht nga policia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet daniel zotajt kontrollohet vellai i daniel zotajt te shtena me arme ne lungomare vlore daniel zotajt kontrollohet vellai i daniel zotajt te shtena me arme ne lungomare vlore

Sondazh

Poll